MDA ofron një gamë të gjerë shërbimesh të sofistikuara për përkahje në eksport.

Ne e dimë se si të ballafaqohemi me sfidat prapa procesit të exportit. Ne vlerësojmë, planifikojmë dhe zbatojmë të gjitha aktivitetet, siç është hulumtimi, përgatitja dhe hyrja në tregje, gjithashtu ju ndihmojmë për të ruajtur procesin e eksportit në afat më të gjatë.

Ne ofrojmë shërbimet e mëposhtme:

Vlerësimi i gatishmërisë së eksportit – vlerësimi multilateral që vlerëson pikat e forta dhe dobësitë e kompanisë dhe produkteve të tuaja dhe nëse jeni gati që të filloni eksportin.

Përzgjedhja e tregut – hulumtim gjithëpërfshirës dhe i detajuar i tregut që ndihmon kompaninë tuaj në përzgjedhjen e vendeve të mundshme të eksportit. Ne do të shfrytëzojmë platformën tonë të të dhënave për tju dhënë informacion të rëndësishëm në tregjet ndërkombëtare në produktet specifike.

Formulimi i Strategjisë së Eksportit dhe Plani i Hyrjes në Treg – Ne hartojmë plan per qasje ndaj tregjeve potenciale per eksport, me detyra që lejojnë ekipin tuaj që të zbatojë në mënyrë efektive të gjitha aktivitetet e brendshme dhe të jashtme, të nevojshme për të marrë rezultatet më të mira nga eksporti.

Implementimi i vendim-marrjes në tregje dhe implementimi i strategjisë së exportit – MDA posedon infrastrukturën e nevojshme për të ofruar një gamë të plotë shërbimesh, të cilat mundë të marrin barrën e zbatimit të strategjisë së eksportit jashtë kompanisë tuaj, duke ju lejuar juve të përqendroheni në kompetencat tuaja kryesore.


 

Export Support
*
*
*
*