Në vazhdimësi të programit “Përgjegjësi Shoqërore Korporative” (CSR), MDA organizoi ngjarjen e dytë në kuadër të këtij programi, këtë radhë me fëmijët e organizatës SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë.

Kjo ngjarje është vazhdimësi e programit te MDA-së për kontribut në shoqëri. Pas ngjarjes që u organizua në dhjetor të vitit të kaluar për fëmijët e Down Syndrome Kosova, këtë radhë MDA zgjodhi t’i gëzojë fëmijët e SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovës.

Ngjarja u mbajt në MAXI Kids në Prishtinë, ku rreth 80 fëmijë të kësaj organizate kishin mundësi që të argëtohen për rreth 2 orë duke luajtur me lodra në këtë ambient. Për ata ishin përgatitur edhe ushqime të ndryshme, pije dhe çokollata.

Një nga përcjellëset e fëmijëve u shpreh shumë e ngazëllyer me organizimin e këtij aktiviteti. “Po shoh shumë lumturi tek fëmijët. E kjo është shumë mbresëlënëse dhe e vlefshme për ta. Përkundër aktiviteteve tona që i organizojmë për fëmijët, aktivitetet e tilla janë shumë të mirëseardhur, sepse, përveç që ata argëtohen, ngjarja i ofron mundësi edhe të shoqërohen me bashkëmoshatarët e tyre nga shtëpitë tjera të organizatës tonë.”

Ndërsa Driton Dalipi, partner menaxhues i MDA-së, u shpreh: “jam i lumtur që në fytyrat e fëmijëve shoh buzëqeshje dhe kënaqësi të madhe. Është një përjetim shumë mbresëlënës dhe i veçantë” Për më tepër ai shtoj se MDA do të vazhdoj me aktivitetet e ndryshme që të kontribuoj për shoqërinë.”

Gjatë muajve në vijim në planifikimin e MDA-së janë edhe 24 aktivitete të ndryshme ku do të përfshihen fëmijët e Down Syndrome Kosova dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë. Këto aktivitetet do të vazhdojnë me vizita në kinema, teatër, lojëra sportive, pikniqe etj. Poashtu në programin e CSR të MDA-së janë edhe studentët e universitetit të Prishtinës ku për ta do të organizohen trajnime dhe ligjërata të ndryshme.

Që nga viti 2012, MDA ka krijuar fondin për promovimin e përgjegjësisë shoqërore të korporatave që t’ju mundësohet bizneseve te ndryshme që të dhurojnë fonde për projektet e shoqërisë.