Ne vazhdimisht përpiqemi që të ofrojmë shërbime në fushën e kujdesit social në mënyrë që të mundësojmë shërbime shoqërore më gjithëpërfshirëse dhe më të qëndrueshme. Një nga prioritetet më të mëdha të Kosovës në këtë fushë është decentralizimi i shërbimeve shoqërore. Ne kemi përqëndruar energjinë dhe burimet tona për t’i forcuar sistemet e menaxhimit dhe për t’i përmirësuar aftësitë e komunave dhe Qendrave për Mirëqenie Sociale për t’i decentralizuar shërbimet financiare dhe administrative të ofruesve të kujdesit social, në mënyrë që ata të ofrojnë shërbime cilësore të kujdesit për njerëzit në nevojë. Përmes fuqizimit të komunave për të menaxhuar dhe administruar në mënyrë efikase shërbimet sociale, MDA tregon një angazhim të palëkundur për të përmirësuar dhe zhvilluar kujdesin social të Kosovës.

  • Decentralizimi fiskal i shërbimeve sociale
  • Zhvillimi i standardeve për shërbimeve sociale