Nga data 10 tetor, Fondacioni MDA u mundëson të gjithë atyre që kanë ide kreative të aplikojnë për një vend në inkubator të biznesit, përmes thirrjes së dytë publike që do të jetë e hapur një muaj.Fondacioni MDA e ka shpallur thirrjen e dytë publike për aplikim me ide biznesi, ku të gjithë të interesuarit që kanë ide kreative mund të aplikojnë për një vend në inkubatorin e biznesit. Të gjithë të rinjtë duke aplikuar në inkubator kanë mundësi, përmes përkrahjes së fondacionit, që fondacionit, që idetë e tyre ti shndërrojnë në biznese të vërteta.
“Mundësi, si kjo që ofrohet nga Fondacioni MDA është ofertë e rrallë për tregun e Kosovës, dhe unë mendoj se të gjithë ata të rinj që kanë ide kreative për krijim të bizneseve të reja të mos hezitojnë por të aplikojnë në thirrjen që është shpallur javën e kaluar nga ne ”, tha Venera Biçaku, udhëheqëse e Fondacionit MDA. Misioni fondacionit të MDAsë është që të nxisë ndërmarrësin në Kosovë, si dhe të ndihmojë rindërtimin e ekonomisë në zhvillim, thotë Biçaku.

“Nga fondacioni MDA kemi patur mbështetje të vazhdueshme duke u ballafaquar me çdo sfidë sëbashku në rrugëtimin tonë drejt zhvillimit të idesë tonë në biznes”, thotë Agon Pajaziti bashkëthemelues i kompanisë ADBOX. Pajaziti i inkurajon të rinjtë që të aplikojnë me ide kreative për një vend në Fondacionin MDA. Në thirrjen e parë, të, të realizuar vitin e kaluar, nga disa dhjetëra aplikues në inkubatorin e fondacionit janë pranuar vetëm 5 biznese.

Fondacioni MDA është themeluar në vitin 2012, me qëllim të uljes së papunësisë në Kosovë, përmes përkrahjes së themelimit dhe rritjes së bizneseve të reja, zhvillimin e aftësive të të rinjve dhe ngritjen e kapaciteteve. Fondacioni MDA inkurajon të gjithë të interesuarit me ide kreative biznesi që të mos hezitojnë por të aplikojnë për një vend në inkubatorin e fondacionit MDA.

Për informata shtesë vizitoni uebfaqen tonë www.mda-foundation.org.