Roli dhe mandati i Misionit të BE-së për sundimin e ligjit (EULEX) në Kosovë është duke ndryshuar nga të qënit zbatues i sundimit të ligjit në një rolin mbështetës për institucionet e sigurisë dhe ligjit. Transferimi i kompetencave nga ky mision tek institucionet vendore të sigurisë dhe ligjit do të pasqyrohet përmes 5 reklamave që do të prodhohen nga MDA.

Pesë reklama televizive që e reflektojnë transferimin e kompetencave nga EULEX-i tek institucionet kosovare të sigurisë dhe sundimit të ligjit janë duke u prodhuar nga MDA.

Videot në fjalë e sqarojnë pozicionin e ri të EULEX-it që tashmë do të funksionoj në prapavijë në mbështetje të institucioneve përkatëse të vendit. “Në vazhdimësinë e mandatit të vet, EULEX do të shërbejë si shtyllë përkrahëse për institucionet e drejtësisë dhe sigurisë në Kosovë”, thotë Florina Salihu, drejtuese e projektit “Shërbime mediale për EULEX-in”, në MDA. “Për të paraqitur këtë bartje të detyrave nga EULEX tek institucionet kosovare, MDA do të prodhojë reklama të cilat qartë I paraqesin detyrat e reja të EULEX-it në Kosovë”, sqaron më tej Salihu.

EULEX do të vazhdoj të ofroj mbështetje në përforcimin dhe implementimin efektiv të sundimit të ligjit. Për më tepër ky mision i BE-së do të ketë rolin e mentorimit, monitorimit dhe këshillimit të policisë, gjykatës dhe prokurorisë së Kosovës. Në mandatin e ri, EULEX do të fokusohet në rritjen e fuqisë ekzekutive vendore në sundimin e ligjit.