Edicioni i katërt i garës studentore për dizajn i mirëpret studentët në fushën e arkitekturës, dizajnit të interierit, dizajnit të integruar dhe teknologjisë së drurit, të regjistruar në Kosovë që t’a ushtrojnë kreativitetin e tyre dhe të vijnë me një projekt ideor për mënyra të reja të përpunimit të drurit. Gara studentore për dizajn organizohet në kuadër të Konventës së industrisë së Drurit e cila mbahet me 15 tetor 2019 ne Emerald Hotel.

Gara ka për qëllime jetësimin e dizajnave inovative në industrinë e drurit për prodhim të gjerë industrialë për shfrytëzim nga publiku.

Çka presim nga aplikuesit:

Nga aplikusit kërkohen propozime të realizushme që mund të varijojn nga orenditë e përditshme deri ne objekte në minaturë për përdorim të përditshme.

Çmimet: Vendi i parë 500 EUR | Vendi i dytë 300 EUR | Vendi i tretë 200 EUR dhe çmimi i publikut prej 300 EUR (mbështetet nga SCM SIMAK KOSOVA)

Të gjithë finalistëve të tjerë do t’ju ndahen certifikata të pjesëmarrjes dhe dizajnet e tyre do të publikohen në katalogun zyrtar të garës studentore të dizajnit.

Projektet do të vlerësohen në bazë të formës së vlerësimit të mëposhtme ku:
• Inovacioni vlen 50% dhe
• Dizajni vlen 30%
• Mundësia e lansimit në treg vlen 20%

Kriteret e Aplikimit

  • Kandidatët e interesuar në Garën Studentore të Dizajnit duhet të plotësojnë dhe dorëzojnë aplikacionin e mëposhtëm.
  • Së bashku me formularin e aplikacionit të tyre, kandidatët duhet të dorëzojnë:
    • Një ose me shume figura 3D (Render) perspektive ose aksonometri me rezolucion të lartë me dimensione minimale 1920×1080 piksela të ruajtur si dosje JPEG, ku prapavija preferohet të jetë e bardhë.
    • 4 nivele të ngritura (elevacione) me prapavijë transparente duke përfshirë dimensione të përafërta. Çdo nivel i ngritur duhet të paraqitet në një faqe të veçantë A4 me këtë renditje: Ballore, E Pasme, Ana e Djathtë, dhe Ana e Majtë, të ruajtura si një dosje e vetme PDF. Rezolucioni i niveleve të ngritura duhet të jetë së paku 300 dpi.
    • Opsionale: Aksonometri e shpërthyer që tregon kontruksionin dhe mënyren e realizimit.

Afati për aplikim: 11 Tetor 2019

Rregullat

  • Kjo është një garë anonime dhe numri i regjistrimit është i vetmi mjet i identifikimit.
  • Pjesëmarrja bëhet në baza individuale dhe studentëve ju lejohet të dorëzojnë vetëm një dizajn për këtë garë.
  • Dizajni duhet të jetë punë origjinale e studentit, i cili do të njihet si dizajnues i vetëm përgjatë periudhës së zhvillimit të garës.
  • Pjesëmarrësve ju mbesin të drejtat e autorit të dizajnëve. MDA-ja rezervon të drejtën e publikimit të projekteve sipas nevojës.
  • Pjesëmarrësit marrin përsipër pranimin e këtyre rregullave.
  • Pjesëmarrësit do të diskualifikohen nëse ndonjë nga rregullat e garës nuk përfillën.

Për çdo pyetje ju lutem na kontaktoni në [email protected]


Forma e aplikimit