Shërbime të informimit dhe komunikimit duke përfshirë organizimin e ngjarjeve, prodhimin e videove, mirëmbajtjen uebfaqes, realizimin e fotografive, përditësimin dhe mirëmbajtjen e llogarive në rrjete sociale, janë disa nga shërbimet që kompania MDA vazhdon t’ia ofroj Zyrës së BE-së në Kosovë tashmë 5 vjet.

Shërbimet e komunikimit ofrohen për një periudhë një vjeçare ngase çdo vit MDA aplikon për të siguruar vazhdimësinë e projektit, siç është vepruar nga kompania në fjalë në 5 vjetët e fundit.

“Projekti për ofrimin e shërbimeve të informimit dhe komunikimit për Zyrën e BE-së ka një rëndësi të madhe për kompaninë tonë dhe ne përkujdesemi që shërbimet që ofrojmë për zyrën e BE-në të jenë të sakta dhe në kohë të duhur”, tha Florina Salihu, udhëheqëse e divizionit të komunikimit në MDA. Ajo shtoi se projekti në fjalë ka qenë i suksesshëm edhe në vitet paraprake.

Në kuadër të këtij projekti janë organizuar ngjarje të ndryshme kulturore, edukative, për fëmije, ligjërata publike si dhe konferenca të ndryshme, kryesisht me tematikë mbi Bashkimin Evropian, funksionimin e institucioneve të ndryshme të BE-së. Gjatë kësaj periudhe 5 vjeçare, janë organizuar dhjetëra ngjarje si dhe është ndihmuar në mbi 100 ngjarje ku MDA ka ofruar shërbime profesionale sipas nevojave të zyrës së BE-së.

Ngjarjet e shumta të organizuara për zyrën e BE-së në Kosovë kanë pasur karakter informues dhe vetëdijësues, kryesisht për të rinjtë, si ligjërata informuese, informim mbi mundësinë e studimit në vendet evropiane.

Projekte si ky kanë ndihmuar në zhvillimin e divizionit të komunikimit brenda MDA-së, zhvillimin e kapaciteteve të stafit si dhe kanë krijuar mundësi për zgjerimin e njohurive për komunikimin brenda konturave të Bashkim