Qëllimi kryesor i projektit të UNDP-së “Asistencë teknike për komunat e Shtërpcës dhe Dragashit”, që menaxhohet nga MDA, është që zyrtarëve komunalë t’ju ofrohet mundësia të kenë aftësi menaxhuese dhe drejtuese për t’ju ofruar shërbime moderne qytetarëve në komunat e tyre.

Ngritja e kapaciteteve të zyrtarëve komunalë në kontekstin e realizimit të shërbimeve për qytetarët është synim i projektit “Asistencë teknike për komunat Shtërpcë dhe Dragashit” të UNDP-së në Kosovë, që menaxhohet nga Management Development Associates.

Qëllimi kryesor i këtij projektit është që zyrtarëve komunalë t’ju ofrohet mundësia të kenë aftësi menaxhuese dhe drejtuese për t’ju ofruar shërbime moderne qytetarëve në komunat e tyre. Rezultat tjetër i kësaj ndihmese teknike është që zyrtarët komunal të pajisen me njohuri, aftësi dhe të njihen me mjetet me qëllim të realizimit të shërbimeve efektive për qytetarët.

Zyrtarët komunalë duhet të jenë të familjarizuar me rolin e tyre për të siguruar zgjidhje për çështjet e të drejtave të njeriut në komunë. Ata do të forcojnë njohuritë dhe aftësitë për përfshirjen gjinore dhe atë të rinisë në planifikimin dhe zhvillimin lokal.

Projekti parasheh që qendrat për zhvillim komunal nga Suhareka të ndajnë përvojat e tyre lidhur me temat e trajnimeve derisa zyrtarët komunalë, shoqëria civile lokale dhe palët tjera të interesuara të përfitojnë nga përvojat e këtyre qendrave.

Trajnimet që do t’ju ofrohen zyrtarëve komunalë përfshijnë marrëdhëniet me klientë, administrimi dhe menaxhimi i sektorit publik, të drejtat e njeriut si dhe integrimi gjinor dhe ai i rinisë. Pjesëmarrësit e trajnimeve do të pajisen me certifikata.