Përmes intervenimeve të ndryshme në tregun e punës, ne punojmë ngushtë me një gamë të gjerë të palëve të interesuara për rritjen e punësimit të të rinjve, zhvillimin e mekanizmave për përputhje të shkathtësive të individëve me treg të punës dhe ndihmën ndaj sektorin privat në krijimin e vendeve të qëndrueshme të punës. Ne përpiqemi të rrisim punësimin duke ngritur kapacitet përmes trajnimeve inovative të bazuara në kërkesat e tregut të punës si dhe përmes krijimit të dialogut publiko-privat mes përfaqësuesve të sektorit privat dhe institucioneve arsimore. Ne punojmë drejt shtrirjes më të mirë të aftësive të kërkuara në treg duke krijuar mekanizma efektiv që ndihmojnë në përputhjen e kërkesës dhe ofertës për punë, rrjedhimisht duke rritur produktivitetin në punë dhe në krijimin e vendeve të reja dhe të qëndrueshme të punës.

  • Krijimi i vendeve të qëndrueshme të punës
  • Ngritja e kapaciteteve dhe e punësueshmërisë
  • Ndërmjetësimi për punësim