Lajme & Ngjarje

­

December 2015

MDA feston Vitin e Ri me fëmijët e Down Syndrome dhe SOS Fshatrave

Përmes dy aktiviteteve të organizuara nga MDA, fëmijët e Down Syndrome Kosova dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve festuan Vitin e Ri në atmosferë të ngrohtë dhe festive. (more…)

Mbi dy vjet mbështetje Inspektoratit të Punës

Inspektorati i Punës në Kosovë ka arritur të ketë monitorim më efikas si dhe të zbatojë më mirë ligjet e rregulloret në fushën e shëndetit dhe sigurisë në punë. Kjo falë projektit “Mbështetje Inspektoratit të Punës”, që financohet nga Bashkimi Evropian dhe implementohet nga një konsorcium ndërkombëtar i udhëhequr nga MDA. (more…)

Menaxhim i suksesshëm trevjeçar i EUICC-së nga MDA

Management & Development Associates në fund të muajit tetor ka përfunduar menaxhimin trevjeçar të Qendrës Informative dhe Kulturore të BE-së (EUICC) në Prishtinë dhe në Mitrovicën Veriore, projekt ky i financuar nga Bashkimi Evropian. Të dyja qendrat, kanë ofruar informata mbi Bashkimin Evropian, institucionet dhe politikat e tij, marrëdhëniet Kosovë – BE dhe procesin e integrimit evropian të Kosovës. (more…)

Fivestar ia kthen pesë yje hotelit Grand

Qindra persona, duke përfshirë fytyra të njohura publike, morën pjesë sot në hapjen solemne të qendrës së tretë të fitnesit dhe atletikës Fivestar në hotelin Grand në Prishtinë. (more…)

November 2015

Aktivitete edukative argëtuese për fëmijët me aftësi të kufizuara

Të pakta janë rastet kur fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe me dëmtime të rënda e të shëmëfishta u ofrohet mundësia që të argëtohen jashtë ambienteve familjare e shkollore dhe të socializohen me botën që i rrethon. Por në kuadër të progamit  “Përgjegjësia Sociale e Korporatave” (CSR), kompania MDA në bashkëpunim me qendrën e fëmijëve “Jetë o Jetë” për afro 2 orë u ofruan mundësi një grupi fëmijësh të kësaj kategorie që të luajnë me lodra në një ambient plot ngjyra e muzikë, të argëtohen nën shoqërimin e Borëbardhës dhe të shijojnë ushqime të ndryshme. (more…)

October 2015

U ndanë certifikata zejtarëve të cilët u trajnuan nga MDA në zhvillimin e bizneseve të tyre.

Me ndarjen e certifikatave, sot në komunën e Gjilanit ka përfunduar projekti ”Valorizimi i tregtisë tradicionale dhe të potencialeve shoqërore të ekonomisë në Komunën Çairit dhe Gjilanit”. Ky projekt, i cili ishte i financuar nga Komisioni Evropian, ka pas për qëllim mbështetjen sa më të madhe zejtarëve në forma të ndryshme, për të ruajtur zanatin e trashëguar. (more…)

AD BOX histori suksesi e fondacionit të MDA-së

Fondacioni MDA në maj të vitit 2013 i hapi dyert për kompaninë Ad Box e cila tashmë ka nisur të zhvillojë aktivitetin në komunën e Prishtinës dhe po planifikon që të zgjerohet edhe në qytetet tjera të Kosovës. (more…)

September 2015

Lodra dhe kënaqësi për fëmijët e organizatës Down Syndrome Kosova dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve

Në vazhdimësi të programit “Përgjegjësi Shoqërore Korporative” (CSR), MDA dhe qendra e fëmijëve “Jetë O Jetë”, organizan dy ngjarje me aktivitete për fëmijët e organizatës Down Syndrome Kosova dhe fëmijët e organizatës SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë. (more…)

Puna në ekip

Puna ekipore është pjesë thelbësore e një biznesi, është e nevojshme për kolegët që të punojnë së bashku duke u përpjekur për të dhënë më të mirën. Në MDA çdo punë kryhet në ekip dhe çdoherë rezulton me sukses madje është një lloj personifikimi i fjalës së urtë popullore që “bashkimi bën fuqinë”. (more…)

August 2015

Programi Avancojmë Kosovën së bashku ndihmon rritjen e punësimit të të rinjve Kosovarë

Përmes projektit “Rritja e punësimit të të rinjve Kosovarë”, programi Avancojmë Kosovën së bashku (AKT), program i USAID Kosovë, synon zbutjen e papunësisë të të rinjve në Kosovë duke u fokusuar në zhvillimin e aftësive ndërmarrëse me qëllim që të krijohen kushte për vetë-punësimin e të rinjve Kosovarë. (more…)

Informata është para

Komunikimi është baza e të gjitha marrëdhënieve. Qofshin personale apo profesionale marrëdhëniet nuk mund të krijohen pa një komunikim efektiv. E kur bëhet fjalë për biznes, komunikimi bëhet edhe më i rëndësishëm. Komunikimi është ajo shtylla mbi të cilën ndërtohen marrëdhëniet profesionale. Nëse një biznes dëshiron të këtë përfitime maksimale nga ndërmarrja atëherë është esenciale që të krijohet një marrëdhënie e shëndetshme me klientët, partnerët dhe punonjësit. E kjo bëhet përmes komunikimit. (more…)

MDA më e fortë se asnjëherë më parë

Shkruar nga z. Ardian Jashari – Partner Menaxhues në MDA

Jo rrallëherë ndërmarrësit e rinj duan të bëjnë biznes por nuk e dinë drejt së cilës rrugë duhet të shkelin. E kjo hamendje apo thënë më mirë ky ekuacion me shumë të panjohura mendjen time e ktheu diku 13 vjet në kohë – atje në vitin e largët 2001 kur edhe vetë kisha jo pak hamëndësime se nga të orientohem si ndërmarrës i ri në moshë dhe përvojë. (more…)