Lajme & Ngjarje

­

April 2015

Përfundon projekti për aftësimin e personave me aftësi të kufizuara

Me një konferencë, kompania Management Development Associates (MDA) përmbylli sot projektin “Krijimi i mundësive për punësimin e personave me aftësi të kufizuar (PAK)”. Ky projekt u implementua në bashkëpunim me partnerin e MDA-së nga Austria ipcenter.at dhe u financua nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS). (more…)

Takim i Inspektoratit të Punës me përfaqësues të bizneseve në Gjakovë

Në një takim të organizuar nga Inspektorati i punës në bashkëpunim me zyrën regjionale të Odës Ekonomike të Kosovës në Gjakovë, i organizuar në kuadër të fushatës vetëdijësuese me moton “Nga puna e sigurtë dhe e ligjshme përfitojnë të gjithë”, Inspektorati i Punës takoi përfaqësuesit e kompanive të Gjakovës të cilët i njoftoi se me anë të kësaj fushate synon ngritjen e vetëdijes tek punëdhënësit dhe punëtoret për rendësin e zbatimit të ligjit për sigurinë dhe shëndetin në punë dhe ligjit të punës. (more…)

March 2015

“Ku qëndron çelësi i suksesit?” – MDA zbërthen praktikat me klientët

Shkruar nga Florina Salihu, Partnere menaxhuese dhe udhëheqëse e divizionit të komunikimit

Përceptimi i shumë njerëzve në Kosovë për një kohë të gjatë ka qenë se MDA ofron shërbime konsulente kryesisht në fushën e trajnimeve. Vlen të theksohet se MDA ka filluar me këtë fushë, 14 vjet më parë, por gjatë viteve ka evoluar shumë edhe në fushat tjera, sidomos në fushën shërbimeve për komunikim. (more…)

Mbi një dekadë me kompaninë MDA

Çdo i treti klient i kompanisë Management Development Associates (MDA) është firmë, biznes apo donator ndërkombëtar. Për 13 vjet MDA ka arritur të bëhet lider në menaxhimin e projekteve dhe në ofrimin e këshillëdhënies në Kosovë. (more…)

February 2015

MDA, tregime për fëmijët e organizatës SOS Fshatrat e Fëmijëve të Kosovë

Në vazhdimësi të programit “Përgjegjësi Shoqërore Korporative” (CSR), MDA organizoi ngjarjen e tretë në kuadër të këtij programi, këtë radhë me tregime për fëmijët e organizatës SOS Fshatrat e Fëmijëve të Kosovë. (more…)

Vazhdon bashkëpunimi me zyrën e BE-së

Management & Development Associates (MDA) do të vazhdoj punën për Zyrën e BE-së në Kosovë përmes zgjatjes, edhe për një vit, të kontratës për menaxhimin e Qendrave informative dhe kulturore të BE-së në Prishtinë dhe në Mitrovicën e Veriut. (more…)

Aktivitetet e MDA-së me fëmijët e SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë

Në vazhdimësi të programit “Përgjegjësi Shoqërore Korporative” (CSR), MDA organizoi ngjarjen e dytë në kuadër të këtij programi, këtë radhë me fëmijët e organizatës SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë. (more…)

Një MDA pa kufi

Tanimë dihet botërisht që njerëzit, gjegjësisht punonjësit, janë burimi dhe pasuria më e vlefshme që një kompani apo punëdhënës mund të ketë. Por ajo çfarë shumica prej nesh nuk e dijmë është se këta njerëz posedojnë një potencial shpesh herë të fshehur por sigurisht të pakufizuar. Me aftësitë e tyre, për të zgjidhur çfarëdo problemi por edhe për t’ju përshtatur çfarëdo rrethane, janë pikërisht njerëzit tanë të cilët dëshmojnë se janë mendja dhe fuqia e organizatës sonë. (more…)

January 2015

Përmirësimi i shërbimeve publike

Qëllimi i projektit “Reforma ligjore” është identifikimi i atyre shërbimeve që kërkohen nga institucionet, bizneset, organizatat jo-qeveritare dhe qytetarët e që ofrohen nga ministritë, agjencitë ekzekutive dhe komunat. Kompania Management Development Associates ka nënshkruar kontratë me GiZ për implementimin e këtij projekti. (more…)

Pritet të nis pjesa e dytë e projektit të MIE-së

Ngritja e vetëdijes së qytetarëve mbi liberalizimin e vizave dhe përshpejtimi i këtij procesi janë objektivat e projektit “Përgatitja e spoteve, dizajnimi dhe shtypja e materialeve për MIE” që po implementohet nga MDA. (more…)

December 2014

Aktivitetet e MDA-së për fëmijët me Down syndrome

Kompania Management Development Associates (MDA) në kuadër të programit për promovimin e përgjegjësisë shoqërore të korporatave (CSR) organizoi ngjarjen për fëmijët e organizatës Down Syndrome Kosova. (more…)

Fuqizimi i sigurisë dhe sundimit të ligjit përmes ndihmës së EULEX-it

Roli dhe mandati i Misionit të BE-së për sundimin e ligjit (EULEX) në Kosovë është duke ndryshuar nga të qënit zbatues i sundimit të ligjit në një rolin mbështetës për institucionet e sigurisë dhe ligjit. Transferimi i kompetencave nga ky mision tek institucionet vendore të sigurisë dhe ligjit do të pasqyrohet përmes 5 reklamave që do të prodhohen nga MDA. (more…)