Lajme & Ngjarje

­

October 2014

Fondacioni MDA i hap dyert për ide të reja biznesi

Nga data 10 tetor, Fondacioni MDA u mundëson të gjithë atyre që kanë ide kreative të aplikojnë për një vend në inkubator të biznesit, përmes thirrjes së dytë publike që do të jetë e hapur një muaj. (more…)

April 2014

Projekti i Coffey/MDA është nominuar si projekti më efektiv i financuar nga UKAID

Projekti për Decentralizimin e Shërbimeve Sociale në Kosovë ka hyrë në listën e ngushtë për Çmimin Britanez për Ekspertizë 2013 në dy kategori: projekti i shquar për zhvillim ndërkombëtar (jo-fizik) dhe bashkëpunimi më i mirë ndërkombëtar. Kjo ceremoni e çmimeve do të mbahet më 10 prill 2014. (more…)

December 2013

Çmimi për gazetari që promovon përdorimin e gjuhëve

Zyra e Komisionerit për Gjuhë, në bashkëpunim me  UNDP Kosovë organizon “Çmimi për gazetari që promovon përdorimin e gjuhëve”, që do të mbahet më 17 dhjetor 2013. (more…)

November 2013

Shërbime të Informimit dhe komunikimit për zyrën e BE-së në Kosovë

Zyra e BE-së në Kosovë ka kontraktuar MDA-në për të menaxhuar projektin Shërbime të Informimit dhe Komunikimit. Qëllimi i projektit është ngritja e vetëdijes në marrëdhënie ndërmjet BE-së dhe Kosovës në sistemin e Mekanizmave të Vazhdimit të Procesit të Stabilizimit dhe Asocimit (MVS) dhe në përgjithësi e ardhmja e Kosovës në Evropë dhe ngritja e vetëdijes së Bashkimit Evropian për programet e asistencës për Kosovën. Në këtë projekt, MDA do të ofroj shërbime të ndryshme duke përfshirë marrëdhëniet me publikun, monitorimi i mediave, mirëmbajtje të webfaqes, organizimin e ngjarjeve, dizajn grafik, printim etj.

October 2013

Lëvizje e lirë për Kosovën, Liberalizimi i Vizave

Krijimi i Ministrisë së Integrimit Europian (MIE) nga Qeveria e Republikës së Kosovës në Prill të vitit 2010, shënon një hap shumë të rëndësishëm që tregon se Intergrimi Europian është një prioritet kombëtar dhe pike fillestare për institucione. Duke e konsideruar që e ardhmja e Kosovës është në Unionin Europian, vet procesi i hyrjes  do të ndihmojë në përmirësimin e standardeve të jetesës për të gjithë qytetarët, duke promovuar integrimin ekonomik dhe regjional, dhe duke e sjellë Kosovën më afër Europës. (more…)

November 2012

Shërbime të ISO standardeve për Llamkos GalvaSteel

MDA ka bërë ngritjen e sistemit të menaxhimit të cilësisë sipas ISO 9001:2008 në Llamkos GalvaSteel.

MDA, në konsultim me kompaninë klientë (Llamkos GalvaSteel), ka zhvilluar dokumentet e nevojshme për ngritjen e sistemit për menaxhimin e cilësisë sipas standardit ISO 9001:2008. Ky material përfshinë: manualin dhe procedurat relevante të cilësisë, format për monitorimin e cilësisë, organogramin dhe përshkrimet e vendeve të punës, si dhe proceset relevante. Pas kompletimit të dokumentacionit të nevojshëm për ngritje të sistemit të cilësisë nga MDA, është kryer auditimi i brendshëm nga një auditor i pavarur, i cili ka konfirmuar se dokumentet dhe proceset janë në përputhshmëri të plotë me kërkesat e standardit ISO 9001:2008.