Vështirë të besohet se viti 2015 ka kaluar kaq shpejt dhe ja ku jam duke shkruajtur këtë letër për t’iu uruar festat e fundvitit. Duke pasur parasysh që ky vit po përmbyllet dhe para se të shkojmë në pushim,  është një kohë ideale të reflektojmë për vitin që po e lëmë pas dhe të shikojmë përpara se çfarë do të na sjellë viti 2016.Ky ishte një vit përplot sfida për sektorin privat në Kosovë, duke përfshirë edhe industrinë e shërbimeve të konsulencës. Bllokada e qeverisë dhe një rritje e ulët dhe e vështirë ekonomike kanë ndikuar thellësisht në mjedisin e të bërit biznes. Nëse dëshirojmë të bëjmë një përmbledhje të vitit në disa fjalë, atëherë do të themi kështu: Një vit plot sfida të rëndësishme, ku ne kemi treguar fleksibilitet të madh përkundër gjendjes së rëndë ekonomike në Kosovë. Edhe pse mbetet shumë punë për t’u bërë dhe në vijimësi mund të kemi edhe shumë sfida, vitin 2015 e përfundojmë më të fortë dhe më të gatshëm për t’i shërbyer klientëve tanë.

Fillimisht dëshiroj t’i falënderoj të gjithë klientët tanë të shkëlqyeshëm, ata me të cilët kemi vazhduar marrëdhënie bashkëpunimi nga vitet paraprake dhe ata me të cilët kemi ndërtuar marrëdhënie të reja gjatë vitit 2015. Mbështetja juaj na ndihmon neve që të jemi të suksesshëm në atë që e bëjmë çdo ditë. Ne shpresojmë të vazhdojmë bashkëpunimin e frytshëm dhe të ndërtojmë marrëdhënie të forta me ju në vitin e ri.

Në vazhdim dua të përmend disa projekte që gjatë vitit 2015 janë implementuar me sukses. Ato janë:

  • Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së (EUICC) – MDA e ka zbatuar këtë projekt për tre vite me radhë, duke organizuar qindra aktivitete në Prishtinë dhe Mitrovicë Veriore, në bashkëpunim me Zyrën e BE-së, ambasadat e shteteve anëtare dhe partnerët tjerë, është përgjigjur në shumë pyetje të vizitorëve për ?ështje që kanë të bëjnë me BE-në, dhe ka qenë nikoqire e mijëra ngjarjesh;
  • Mbështetje Inspektoratit të Punës (SLI) – MDA është kompania e parë vendore që udhëheqë një konsorcium ndërkombëtar për një projekt IPA të financuar nga BE. Në këtë projekt, MDA ka mbështetur harmonizimin e legjislacionit të Kosovës me atë të BE-së (EU Asquis), ka përgatitur akte ligjore dhe nën-ligjore, ka identifikuar nevojat dhe ka dizajnuar modelin e një sistemi informativë për Inspektoratin e Punës
  • Të gjithë të barabartë (ALLE) – MDA ka organizuar 15 module të trajnimin dhe mbi 300 persona me aftësi të kufizuara janë trajnuar dhe përgatitur për tregun e punës, 50 prej tyre janë certifikuar, ndërsa është organizuar edhe një fushatë për ndërgjegjësimin e shoqërisë për nevojat e tyre për punësim
    Projektet e sipërpërmendura janë vetëm disa nga projektet që MDA i ka realizuar këtë vit, derisa ekipi ynë në MDA ka zbatuar me sukses shumë projekte tjera për klientët tanë si? janë Ministria e Diasporën për regjistrimin e diasporës, Ministria e Integrimit Evropian për fushatën vetëdijësuese për liberalizimin e vizave, Ministria e Zhvillimit Ekonomik për fushatën lidhur me energjinë e ripërtritshme dhe efi?iencën e energjisë, etj. MDA gjithashtu ka punuar në shumë projekte me kompani private, sidomos ato në industrinë bankare, të telekomit dhe shitjes së produkteve me pakicë e shumicë.

Poashtu, dëshiroj të falënderoj ekipin e MDA-së për punën e tyre të palodhshme në zbatimin e suksesshëm të projekteve. Pasioni që ju e sjellni çdo ditë në punë na mban në rrugë të drejtë. Përkushtimi juaj na ndihmon të vazhdojmë të kemi ndikim të vërtetë tek klientët tanë dhe te komuniteti në përgjithësi. Teksa po hyjmë në vitin e ri, uroj që të vazhdoni përkushtimin në punë, duke ruajtur vlerat themelore të kompanisë, si gjithnjë.

Gjatë këtij viti, ne kemi vazhduar traditën tonë për të kontribuar për shoqërinë. Si pjesë e programit tonë CSR, përmes Fondacionit MDA, në kemi ndihmuar tri shoqata të ndryshme: Shoqatën Down Syndrome Kosova, SOS Fshatrat e Fëmijëve dhe Universitetin e Prishtinës. Kemi organizuar më shumë se 20 ngjarje për fëmijët me sindromin Down dhe për fëmijët pa përkujdesje prindërore. Poashtu kemi mbajtur mbi 10 trajnime për studentët e Universitetit të Prishtinës në disa fusha të ndërmarrësisë. Duke u shërbyer këtyre grupeve, ne kemi treguar përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të kontribuar në ndërtimin e një shoqërie më të mirë.

Pa besimin e njerëzve përreth, ne nuk do të mund të vazhdonim të bënim atë që e duam çdo ditë. Gjatë vitit 2016, në shpresojmë të vazhdojmë rritjen e ekipit dhe t’u ofrojmë klientëve shërbime dhe mbështetje siç i kanë pritur nga ne në 14 vitet e fundit. Unë, së bashku me gjithë ekipin e MDA-së, ju falenderojmë të gjithëve për mbështetjen e vazhdueshme dhe besimin në ne.

Urojmë që viti 2016 të jetë i shkëlqyeshëm për ju!