Krijimi i Ministrisë së Integrimit Europian (MIE) nga Qeveria e Republikës së Kosovës në Prill të vitit 2010, shënon një hap shumë të rëndësishëm që tregon se Intergrimi Europian është një prioritet kombëtar dhe pike fillestare për institucione. Duke e konsideruar që e ardhmja e Kosovës është në Unionin Europian, vet procesi i hyrjes  do të ndihmojë në përmirësimin e standardeve të jetesës për të gjithë qytetarët, duke promovuar integrimin ekonomik dhe regjional, dhe duke e sjellë Kosovën më afër Europës.

Prandaj, Ministria e Integrimit Europian (MIE) ka filluar një fushatë vetëdijësuese për të informuar publikun dhe për të rritur ndërgjegjësimin e qytetareve për liberalizimin e vizave.

Cilat janë kushtet që institucionet dhe qytetarët duhet të përmbushin në atë mënyrë që Kosova të bëhet pjesë e Liberalizimit të Vizave me shtetet Shengen.

Ky proces përfshin:

  • Rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve për pasojat e migrimit illegal dhe ndalimin e këtij fenomeni;
  • Procesi i riintegrimit riatdhesimit te njerëzve në shoqëri;
  • Siguria e dokumenteve;
  • Menaxhimi i kufijve dhe menaxhimi i migrimit, sigurisë dhe rendit publik janë poashtu të drejta fundamentale për lirinë e lëvizjes.

E gjithë kjo ka filluar me përmbushjen e kushteve të përcaktuara në udhëzimet e liberalizimit të vizave që Kosova ka marrë nga BE.
“Me fillimin e kësaj fushate, në mënyrë artikulative shumë aktivitete janë planifikuar dhe organizuar me qëllim që të shpërndajmë mesazhin për të parandaluar migrimin ilegal, dhe dëmin që mund t’i shkaktojë procesit të liberalizimit të vizave”, shpjegon z.Flamur Salihu, drejtor në zyrën për komunikim dhe informim në Ministrinë e Integrimit Europian.

“Për më shumë kjo fushatë ka informuar publikun për riatdhesimin dhe riintegrimin, dhe ndikimin e këtyre proceseve në liberalizimin e vizave. Në komponentën e tretë të fushatës, është thënë që Kosova duhet të përmbushë kushtet në mënyrë që të përfitojë nga liberalizimin i vizave, dhe çka do të bëhet nëse vie deri tek liberalizimi i vizave” elaboroi z.Salihu në aktivitetet e fushatës.

Fushata informuese është fokusuar në realizimin e reklamave televizive, reklamave ne radio të cilat janë transmetuar në Televizionet kombëtare dhe lokale dhe në kanalet e radiove ne Kosovë. Përveç kësaj ishte prodhuar një dokumentar informativ për të ofruar informacione praktike për qytetarët nga vendimmarrësit kyç, poashtu për të paraqitur dëshmitar, qytetarë të cilët kanë përfituar ndihmesë nga qeveria për riatdhesim dhe riintegrim. Fushata poashtu ka përfshirë përdorimin e uebsajtit dhe platformave mediale për të treguar të rejat dhe për të lehtësuar  kërkimin e informatave për publikun.

“Përmes kësaj fushate, qytetarët janë të vetëdijshëm dhe të informuar në mënyrë shumë të saktë nga përfitimet e lëvizjes së lirë në zonën Shengen. Rrjedhimisht, ata kanë kuptuar pasojat që migrimi ilegal i shkakton procesit të liberalizimit të vizave. “Kjo fushatë ka filluar në vitin 2012 dhe do të vazhdojë me këtë ritëm deri sa të arrihet liberalizimi i vizave, kur faza e rritjes së ndërgjegjësimit dhe parandalimit të dështimit do të përmbushet me normat dhe kushtet në të cilat liberalizimi i vizave fillon” konkludoi z.Salihu.