Çdo i treti klient i kompanisë Management Development Associates (MDA) është firmë, biznes apo donator ndërkombëtar. Për 13 vjet MDA ka arritur të bëhet lider në menaxhimin e projekteve dhe në ofrimin e këshillëdhënies në Kosovë.

Në 13 vitet e fundit kompania kosovare Management Development Associates ka realizuar mbi 200 projekte për klientë vendor dhe ndërkombëtarë nga sfera e biznesit, sektorit publik dhe qeverisjes.

Veçmas të qenit lider në fushën e trajnimeve MDA tashmë është konsoliduar si një nga kompanitë më serioze në menaxhimin e projekteve dhe në ofrimin e këshillëdhënies në Kosovë. Aktualisht përmes MDA-së në Kosovë janë trajnuar mbi 10 mijë persona. Trajnimet më të suksesshme që i ka realizuar kompania përfshijnë menaxhimin dhe përgatitjen e projekteve, avokim dhe lobim, planifikim të karrierës, menaxhment të përgjithshëm. Mbi 36 për qind e projekteve të menaxhuara nga MDA kryhen për biznese dhe donatorë ndërkombëtarë gjë që është një tregues i qartë i seriozitetit të kompanisë.

Me 40 bashkëpunëtorët e saj me orar të plotë dhe me më shumë se 60 ekspertë të jashtëm MDA ka realizuar projekte të shumta për kompani vendore, të huaja dhe pothuajse për të gjithë donatorët e huaj që veprojnë në Kosovë.

Besimi i klientëve

“Ne në MDA synojmë ta ofrojmë jo vetëm shërbimin apo këshillën më të mirë por njëkohësisht duam që klientët tanë, si ata vendor dhe të huaj, jo vetëm të ndahen të kënaqur me përformancën tonë por edhe të krijojnë besimin e duhur dhe të vazhdueshëm mes klientit dhe punëdhënësit”, thotë Driton Dalipi partner menaxhues dhe bashkëthemelues i kompanisë MDA. Dalipi poashtu shton se numri prej 200 projekteve të realizuara flet për suksesin dhe përkushtimin e kompanisë MDA. MDA përpiqet në vazhdimësi të krijoj marrëdhënie të qëndrueshme dhe me vlerë me të gjitha palët e interesuara duke filluar nga klientët saj, stafin dhe partnerët e saj të jashtëm, për përfituesit e projektit si dhe shoqërinë në tërësi. Dalipi tregon se MDA tashmë është duke e zhvilluar edhe më tej vizionin e saj drejt të shndërruarit në një kompani multinacionale, që përmirëson performancën e organizatave. Mision i MDA-së është rritja e vlerës së klientëve aktualë dhe palëve të tjera të interesuara.

“Kjo vlerë thelbësore është duke u dhënë për më shumë se një dekadë duke iu ofruar klientëve tanë shërbime direkte dhe të nevojshme për të përmbushur nevojat e tyre të cilat janë gjithnjë në ndryshim”, shton Driton Dalipi.

Management Development Associates poashtu rëndësi i jep edhe promovimit të punëtorëve dhe konsulentëve të vet duke i mbështetur në avancimin e karrierës së tyre. Dy konsulentë të MDA-së tashmë janë të certifikuar si anëtarë të Fondacionit Evropian për Menaxhim të Cilësisë. Stafi i brendshëm dhe ekspertë të jashtëm të angazhuar në MDA janë gjithnjë në ngritje të aftësive të tyre, që nga faza fillestare dhe planifikimi i projektit e deri tek faza përfundimtare e dorëzimit të produktit apo shërbimit final. MDA e ndihmon këtë ngritje të aftësive të stafit duke aspiruar të punojë me njerëz inovativ, me ata që mund të shtojnë vlerë si dhe duke ofruar nxitje për punë kreative dhe arritje të rezultateve.

Organizimi i kompanisë

Pas 13 vjet pune, MDA është ristrukturuar në gjashtë divizione: atë të biznesit, komunikimit, ngritjes së kapaciteteve, qeverisjes, cilësisë, dhe nën-kontraktimit.

Secili divizion përfaqëson një përqendrim unik të menaxherëve më të mirë të kompanisë dhe ekspertëve më të shquar. Kjo mundëson vendimmarrje të efektshme përderisa është garantuar që kapaciteti i kompanisë MDA të implementojë në mënyrë efikase projekte të shumta në çdo kohë.

Në vitin 2009, MDA u bë ofruesi i parë dhe i vetëm i shërbimeve këshilluese në Kosovë, i certifikuar nga standardet e cilësisë ISO 9001:2008.