Përmes dy aktiviteteve të organizuara nga MDA, fëmijët e Down Syndrome Kosova dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve festuan Vitin e Ri në atmosferë të ngrohtë dhe festive.

Për dy ditë me radhë, MDA në kuadër të programit CSR ka organizuar aktivitete festive për fëmijët e organizatës Down Syndrome Kosova dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve me rastin e festave të fundvitit.

Në aktivitetin e parë që u mbajt të dielën, një grup prej mbi 100 fëmijësh të Down Syndrome Kosova dhe SOS Fshatrave të Fëmijëve u argëtuan në mjediset e restaurantit Rron në Prishtinë, duke vallëzuar, luajtuar lojëra të ndryshme dhe shijuar ushqime të shijshme të përgatitura posa?ërisht për ata. Gjithashtu për fëmijët u ndanë dhurata nga Babadimri. Ky aktivitet u mundësua në saje të mbështetjes së PTK-së, përkatësisht operatorit Vala.

“Fëmijët e organizatës Down Syndrome Kosova dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve kanë nevojë për më shumë kujdes dhe dashuri nga ana jonë, prandaj përmes këtij aktiviteti ne u munduam që t’u ofrojmë atyre jo vetëm argëtim për Vitin e Ri, por edhe shumë dashuri. Me këtë rast dëshiroj të falënderoj operatorin Vala që na mbështeti në përpjekjet tona për t’ua sjellur një atmosferë të ngrohtë festive këtyre fëmijëve”, tha Ema Uka, koordinatore e programit CSR në MDA.

Ndërkaq në aktivitetin e dytë të organizuar nga programi CSR i MDA-së dhe qendra “Jetë o Jetë”, një grup fëmijësh të SOS Fshatrave vizituan qendrën “Jetë o Jetë”. Krahas një ambienti plot ngjyra, muzikë dhe argëtim, aty fëmijët i priti edhe Babadimri. Përmes këtij organizimi MDA dhe “Jetë o Jetë” mundësuan që këta fëmijë të përjetojnë ngrohtësinë e ditëve të fundvitit, takimin me Babadimrin të cilin fëmijët e duan shumë dhe socializimin me një ambient tjetër nga ai i zakonshmi.

Që nga viti 2012, MDA në kuadër të programit CSR (Përgjegjësia Sociale e Korporatave) organizon aktivitete të ndryshme me qëllim të përmirësimit të kushteve sociale, ekonomike dhe mjedisore në vend. Parim kryesor i programit është që përmes aktiviteteve të ndryshme, si? ishin këto me fëmijët e Down Syndrome Kosova dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve, të ndërtohet një shoqëri më e mirë.

Për më shumë informata rreth këtyre aktiviteteve, ju lutem kontaktoni koordinatoren e programit CRS të MDA-së, Ema Uka në [email protected] ose 038 247 777