16 Prill 2021

Mbi 400 të rinj, pjesë e shkollave nëntëvjeçare dhe të mesme në zonat e Fushë-Arrëzit dhe Matit, kanë qenë pjesë e fushatës së vazhdueshme të ndërgjegjësimit kundër trafikimit të qenieve njerëzore të ndërrmarrë nga UNICEF – Albania në bashkëpunim me Management and Development Associates (MDA).

Psikologët në këto shkolla kanë veçuar rëndësinë e këtyre takimeve për nxënësit e tyre, që të mos heshtin para këtyre rasteve, por të kenë guximin t’i raportojnë, duke ndjekur zinxhirin e mekanizmave të referimit. Nga ana tjetër të rinjtë u shprehën se informimi i tyre por edhe i familjarëve është  po kaq i rëndësishëm në parandalimin e këtij fenomeni.

 

Psikologia e shkollës 9 vjeçare “Ilia Qiqi”, në qytetin e Burrelit, Valbona H., tha se të rinjtë në shkollën e saj janë të gatshëm të organizojnë takime të tjera edhe në vazhdim, pasi të rinjtë janë gjithnjë e më të interesuar për t’u përfshirë në fushata të tilla që mbrojnë kauza të ndryshme.

 

Fushata e ndërgjegjësimit kundër trafikimit të qenieve njerëzore vijon udhëtimin e saj në 4 rajone të Shqipërisë (Tiranë, Shkodër, Kukës dhe Dibër).