MDA ka filluar zbatimin e projektit të financuar nga programi i GIZ -Qendra gjermane e informacionit për migracion, arsim dhe karrierë (DIMAK), i cili ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve të stafit të Agjensionit të Punësimit dhe Zyreve për Punësim, rreth përdorimit të manualeve për migracion me qëllim të punësimit në pesë shtete të BE-së. Gjatë javëve në vijim do të zhvillohen edhe trajnimet tjera në modulet: njohja me rregulloret e BE-së, përgatitja e raporteve, orientimi në karrierë, dhe monitorimi dhe vlerësimi.