Hamit Qeriqi, ekspert i hulumtimeve në MDA

Të hulumtosh tregun ka tepër rëndësi për të qenë i suksesshëm në zhvillimin e idesë, shërbimeve apo produkteve. Një biznes nuk mund të jetë i suksesshëm nëse nuk ka informacione të bollshme dhe të besueshme për nevojat e klientëve, për konkurrentët dhe industrinë e tij. Hulumtimi i tregut ndihmon gjithashtu në zvogëlimin e rrezikut të një biznesi, në identifikimin e hershëm të problemeve ekzistuese apo atyre që mund të paraqiten ndërkohë, si dhe në përmirësimin e performancës karshi konkurrentëve.

Ne në MDA i ndihmojmë klientët tanë që të kenë sukses në këtë drejtim. Në vitet e fundit ne kemi marrë besimin e disa prej klientëve më të njohur në sektorin privat për të bërë hulumtimin e tregut, gjegjësisht për të mbledhur të dhëna dhe për t’i interpretuar ato informata, duke përdorur metoda dhe teknika të besueshme. MDA është përzgjedhur për të realizuar hulumtimet për nevojat e bankave komerciale si: Raiffaisen Bank,  Banka Kombëtare Tregtare, NLB Prishtina dhe Banka Private për Biznes (BPB), gjithashtu edhe kompanitë e mëdha në Kosove si? ështeë IPKO,Viva Fresh Store dhe të tjera.

Me sektorin bankar kemi implementuar një numër të madh të projekteve hulumtuese duke aplikuar metodën “mystery shopping”, përmes së cilës është bërë matja e cilësisë së ofrimit të shërbimeve për klientët dhe aspekte tjera të operimit të bizneseve. Gjithashtu janë realizuar një numër i projekteve që kanë pasur në fokus matjen e kënaqshmërisë së klinetëve me shërbimet apo produktet e kompanive të ndryshme.

Metodat e përdorura në këto hulumtime jane të ndryshme duke përfshirë intervista personale me klientët, intervista me telefon dhe intervista personale të asistuara me kompjuter. Së fundmi, me banken NLB Prishtina një metodologji e tillë është hartuar nga kompania e njohur ndërkombëtare “Growth from Knowledge (GfK)” në kuadër të hulumtimit të tregut për degët e NLB-së në disa vende të Evropës, ndërsa MDA është përzgjedhur që të bëjë një hulumtim të tillë në Kosovë.

Ajo që e ve?on MDA-në nga kompanitë tjera në fushën e hulumtimeve është fleksibiliteti i saj për t’iu përshtatur kërkesave të klientëve si dhe përkushtimi i stafit që përmes metodave dhe teknologjisë së avancuar, të bëjë mbledhjen dhe procesimin e të dhënave në mënyrë sa më të sigurtë dhe sa më të besueshme për klientin. Përmes përdorimit të tabletëve dhe softëare-ve , ne bëjmë futjen e të dhënave në databazë duke përdorur një platformë online që mënjanon mundësinë e gabimeve si? janë futja e dyfishtë e të dhënave, mungesa e të dhënave, futja e të dhënave valide etj.Krahas sektorit privat, MDA ka zgjeruar punën e saj në fushën e hulumtimeve edhe me organizatat ndërkombëtare. GIZ-i ka financuar hulumtimin për identifikimin e shërbimeve administrative që ofron Ministria e Administratës Publike, për nevojat e kësaj të fundit, ndërsa së fundi po realizojmë një hulumtim për nevojat e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, financuar nga KOSME për identifikimin e kompanive kosovare që eksportojnë në vendet fqinje. Gjithashtu ekipi i MDA-së është kontraktuar nga IOM-i për të kryer një hulumtim për gjendjen e pjesëtarëve të pakicave që ishin zhvendosur në vendet e Evropës pas luftës, ndërsa janë riatdhesuar në periudhën ndërmjet vitit 2011-2015.

Risi për MDA-në kohëve të fundit është kontraktimi nga organizatat ndërkombëtare si? është Ambasada Amerikane, OSBE, Terre des Hommes etj për të vlerësuar ndikimin që kanë pasur projektet e tyre tek përfituesit, a janë shfrytëzuar mjetet si duhet dhe a do të jetë në gjendje komuniteti që ta vazhdojë vet punën aty ku ka mbetur pas përfundimit të projektit. Ky është një shërbim i ri që MDA e ofron në 2-3 vitet e fundit, në të cilin ne angazhojmë edhe ekspertë të jashtëm.

Në vitin 2016 ne synojmë që të fuqizohemi edhe më shumë në vlerësimin e ndikimit të projekteve tek përfituesit, duke u ndihmuar organizatave ndërkombëtare që të përmirësojnë programet dhe politikat e tyre për alokimin e fondeve.