Zyra e Komisionerit për Gjuhë, në bashkëpunim me  UNDP Kosovë organizon “Çmimi për gazetari që promovon përdorimin e gjuhëve”, që do të mbahet më 17 dhjetor 2013.

Qëllimi i çmimit për përdorimin e gjuhëve është shpërblimi  i cilësisë së shkëlqyer gazetareske në promovimin dhe rritjen e fokusimit kombëtar në përdorimin e gjuhëve si dhe implementimi efektiv i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Po të  njëjtën kohë, ai do të inkurajojë edhe publikimet për zgjidhje të reja dhe kreative, që mund të shpijnë në ndryshimin e situatës për të mirë.

Kjo garë ka 5 kategori të rregullta (vetëm për gazetarët profesionalë): Storia televizive, Storia në radio, Storia e shkruar në mediat e shtypit, Storia e shkruar në mediat elektronike, Fotografia që promovon përdorimin e gjuhëve në Kosovë

Punimet duhet të jenë publikuar brenda periudhës 1 dhjetor 2012 dhe 12 dhjetor 2013. Punimet mund të jenë në Shqip, Serbisht, Anglisht, Turqisht, Boshnjakisht dhe gjuhën Rome.

Ju lutem, plotësoni aplikacionin në këtë link dhe dorëzoni formularin në emailin vijues: [email protected].

Për më shumë informata, ju lutemi klikoni këtu.