MDA ka katër vlera themelore, të cilat janë thelbi i suksesit tonë. Këto vlera janë:

1. Krijimi i vlerës
MDA përpiqet në vazhdimësi të krijoj marrëdhënie me vlerë dhe të qëndrueshme me të gjitha palët e interesuara duke filluar nga klientët tanë, stafi ynë dhe partnerët tanë të jashtëm, për përfituesit e projektit si dhe shoqërinë në tërësi.
Kjo vlerë thelbësore është përvetësuar në dekadën e fundit duke ofruar klientëve tanë shërbime direkte dhe të nevojshme për të përmbushur nevojat e tyre të cilat janë gjithnjë në ndryshim.
Për të ofruar klientëve tanë më të mirën, ne përpiqemi të punojmë me më të mirët: stafi ynë i brendshëm dhe ekspertë të jashtëm, janë gjithnjë në ngritje të aftësive të tyre, që nga faza fillestare dhe planifikimi i projektit e deri tek faza përfundimtare e dorëzimit të produktit apo shërbimit final. MDA ndihmon këtë ngritje të aftësive të stafit duke aspiruar të punojë me njerëz inovativ dhe atyre që mund të shtojnë vlerë si dhe duke ofruar nxitje për punë të mirëfilltë dhe arritje të rezultateve.
Përpjekjet tona për të krijuar një konsulencë menaxheriale shihen në një investim të vazhdueshëm nga ana e aksionarëve tanë, gjë që ka rezultuar në kthim të vlefshmërisë si dhe hapësirë për të investuar në zgjerimin e MDA-së dhe shërbimeve tona.
Ne MDA, besojmë që suksesi ynë duhet të transferohet në shërbimin e mirë në shoqërinë si tërësi. Ne në mënyrë të vendosur i përmbahemi detyrimeve tona si pjesëtarë të korporatës në vendet në të cilat veprojmë.

2. Integriteti
Duke ofruar shërbime për një gamë të gjerë klientësh siç janë kompanitë e sektorit privat, organizatat e donatorëve, agjencive qeveritare dhe anëtarëve të shoqërisë civile, për ne në MDA, është me rëndësi të madhe që të jemi kompani konsulente apolitike që vepron me integritet të lartë në marrëdhënie me palët e interesit.
Të gjitha palët e interesuara kanë rëndësi të lartë për ne dhe ne u shërbejmë atyre me integritet, pa paragjykime, respekt, objektivitet dhe profesionalizëm të lartë.
MDA të gjitha të dhënat jo publike i trajton me konfidencialitet të lartë, duke marrë hapa të nevojshëm që të iu ndalohet qasja personave të paautorizuar në këto të dhëna. Ne nuk përfitojmë nga informacionet e privilegjuara pa autorizimin zyrtar nga ana e zotëruesit të të dhënave.

3. Puna Ekipore
Ne besojmë fuqishëm në vlerën e komunikimit të hapur dhe bashkëpunimin e ngushtë me të gjitha palët e interesit.
Ne, për klientët dhe bashkëpunëtorët tanë i kemi dyert e hapura në identifikimin e fushave për përmirësim dhe stafit tonë i ofrojmë mundësi për të shpërndarë rrjetin personal.
MDA ka krijuar një mjedis të respektit dhe të hapur të punës, ku çdo bashkëpunëtorë ka lirinë individuale të tregoj iniciativën dhe kreativitetin e vet, gjithnjë duke përmbushur përgjegjësitë e veta në mënyrë që të sigurohet implementimi i projektit në mënyrë efektive dhe në kohë. Hierarkia dhe rolet e ngurta është një ambient të cilin ne nuk e pranojmë, çdo bashkëpunëtor ofron ndihmë në cilëndo sferë të punës, ku kjo është e nevojshme në të gjitha fazat e implementimit.

4. Diversiteti
Si një kompani shumëkombëshe që u shërben klientëve me diversitet të lartë duke përfshirë, kombësi, besime fetare, gjininë dhe grup moshat e ndryshme. MDA është forcuar si një kompani e gjithanshme dhe me fleksibilitet e mirëkuptim për të punuar me spektër të gjerë të klientëve dhe të palëve të interesit dhe për nevoja të ndryshme.
Ne gjithashtu për qëllim kemi rritjen e diversitetit përbrenda kompanisë duke tërhequr dhe mbajtur në vazhdimësi bashkëpunëtorë me prejardhje të ndryshme. Këtë ne e bëjmë me arsyen që të lehtësohet kontributi ynë për një shoqëri të hapur, pa diskriminim, sepse ne jemi të bindur që MDA në këtë mënyrë do të jetë një kompani konsulente edhe më e suksesshme.

Kodi i Etikës
Të gjithë bashkëpunëtorët e MDA-së zotohen me shkrim se do ta respektojnë Kodin e Etikës së MDA-së. Zbatimi i Kodit të Etikës nga ana e tyre, nënkupton supozim vullnetar të vetë-disiplinës.

Përkushtimi im ndaj kolegëve

  1. Do të bashkëpunoj me kolegët e mi në krijimin e qëllimeve dhe parashikimeve të qarta.
  2. Do të bashkëpunoj në formimin e ideve të reja të krijuara nga puna ekipore në mënyrë efektive.
  3. Do të marrë përgjegjësinë për grupin.

Përkushtimi im ndaj klientëve

  1. Do t’i shërbej klientët me integritet, kompetencë, pavarësi, objektivitet dhe profesionalizëm.
  2. Do të krijoj parashikime reale së bashku me klientët për përfitime dhe rezultatet e shërbimeve të tona.
  3. Do të pranoj detyra për të cilat posedoj eksperiencën dhe kompetencën e kërkuar për ta kryer detyrën dhe do të caktoj staf apo angazhoj kolegët me dijeninë dhe ekspertizën e nevojshme për t’i shërbyer klientët në mënyrë efektive.
  4. Të gjitha informatat të cilët nuk janë publike do t’i trajtoj në mënyrë konfidenciale, do të ndërmarrë hap atë nevojshme që të sigurohem në mbrojtjen e të dhënave në mënyrë që personat të paautorizuar të mos kenë qasje në këto të dhëna, dhe nuk do të provoj të përfitoj nga informatat e privilegjuara, qoftë personalisht, firmën e klientit apo ndonjë klient tjetër, pa lejen e personave të autorizuar.

Përkushtimi im ndaj Integritetit Fiskal

  1. Paraprakisht do të akordohemi me klientin për çështjen e pagesës dhe shpenzimeve financiare dhe do të tarifojmë çmimet të arsyeshme dhe konform me shërbimet të cilat u janë ofruar klientit dhe për përgjegjësitë e pranuara.
  2. Nuk do të pranojmë përqindje, shpërblime, ose përfitime tjera nga pala e tretë për informacione lidhur me klientin pa leje dhe pëlqim paraprak të klientit.

Përkushtim im ndaj Publikut dhe Profesionit

  1. Nëse përbrenda fushëveprimit të angazhimit tim, aktivitetet kriminale, sjelljet e rrezikshme, ose veprimet ilegale do t’i raportoj tek autoritetet e duhura brenda apo jashtë organizatës së klientit.
  2. Ne do t’i respektojmë të drejtat e kolegëve apo organizatave konsulente dhe nuk do të përdorim informatat apo metodologjinë e tyre pa lejen e tyre.
  3. Do të përfaqësojmë profesionin me integritet dhe profesionalizëm në marrëdhëniet tona me klientët, kolegët dhe publikun në përgjithësi.
  4. Nuk do të reklamojmë shërbimet tona në asnjë formë mashtruese, as të ndryshojmë ose përulim konsulencat individuale, kompanitë konsulente, ose profesionin e konsulencës.
  5. Nëse kuptojmë për shkeljen e Kodit, në do ta raportojmë tek Departamenti për Sigurim të Kualitetit të MDA-së dhe do të promovojmë respektimin e Kodit nga anëtarët tjerë konsultantë të cilët punojnë në emërin tonë.