Vazhdon implementimi i projektit “Mbështetje për inspektoratin e punës”, që do thotë një monitorim më efikas të sigurisë dhe shëndetit në punë në Kosovë. Projekti financohet nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe menaxhohet nga konsorciumi i udhëhequr nga Menagment & Development Associates (MDA).

Projekti synon të ofrojë ngritje të kapacitetit të inspektorëve të punës në drejtim të zbatueshmërisë dhe monitorim më efikas të akteve ligjore e në veçanti të Ligjit të Punës (2010/03-L-212) dhe Ligjit për Siguri dhe Shëndet në Punë Nr. 04/L161/2013, hartimit të akteve nënligjore të cilat dalin nga Ligji për siguri dhe shëndet në punë si dhe implementimi i tyre.

Qëllimi kryesor i projektit është që të përmirësojë zbatueshmërinë ligjore nga ana e punëdhënësve si në fushën e marrëdhënies së punës ashtu edhe në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Zbatimi i ligjeve dhe rregulloreve mbetet prioritet kryesor dhe nevojë e domosdoshme për përmirësimin e kushteve të ambientit të punës të punonjësve. Kjo do të sigurohet nëpërmjet parandalimit të risqeve në punë, eliminimit të faktorëve të risqeve dhe aksidenteve, informimit, konsultimit, pjesëmarrjes së akterëve përkatës në këtë fushë në përputhje me legjislacionin përkatës. Inspektorati i punës së Kosovës, do të përfitojë në shumë segmente nga projekti “Mbështetja Inspektoratit të Punës”, projekt ky i financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe i menaxhuar nga Management & Development Associates (MDA) në partneritet me Zyrën e BE-së në Kosovë.