Project Description

Në vitin 2010, CDA ka performuar në mënyrë efektive në promovimin e komunikimit dhe paraqitjes së “EU-KOSVET VI”: “Zhvillimi Profesional dhe Skemat e Trajnimeve për Kompani dhe Zhvillimi i Aftësive për Ndërmarrësi”, projekt ky i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë. CDA ka promovuar të dy komponentet e projektit duke pasqyruar mjetet dhe mesazhet e duhura që janë disejnuar dhe zhvilluar për këtë qëllim. Në aktivitete janë përfshirë: Logoja e projektit, zhvillimi i brendit, mjete promovuese si: fletore dhe fascikla, disejnim dhe shpërndarje e fletushkave, posterave, banerave, hartimi i buletineve, gazetave dhe reklamimeve në internet, fotografi profesionale, dizajnimi dhe shtypja e certifikatave. Llojet e shërbimeve ishin: konsulencë, komunikim dhe disejnim.