Project Description

Zyra e BE-së në Kosovë, nga data 7 maj deri më datën 10 maj 2014, organizoi javën tradicionale të aktiviteteve për të festuar 9 Majin – Ditën e Evropës. Programi i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë është shënuar me aktivitete kulturore, duke përfshirë mbrëmje artistike, ekspozita dhe shfaqje, shfaqjen e filmave dokumentarë, seminarin me temën ‘Kultura në Qytet’, si dhe koncertin me artistë lokal dhe evropian. Poashtu, programi ka përfshirë ngjarje sportive si turneun e futbollit të vogël dhe ndeshjen në mes të artistëve nga Kosova dhe Sllovenia. Tjetër aktivitet i kësaj ngjarje ka qenë edhe panairi informues në Sheshin “Zahir Pajaziti”, ku kanë prezentuar punën e tyre përfaqësues të ambasadave të shteteve evropiane dhe të ministrisë së Integrimit Evropian.