CDA ka organizuar festimin e javës së Evropës për zyrën e BE-së në Kosovë. Qëllimi kryesor i kësaj ngjarje e cila është organizuar nën ombrellën e Ditës së Evropës ishte të vetëdijësohen qytetarët e Kosovës për prezencën e BE-së në Kosovë, marrëdhëniet mes Kosovës dhe BE-së, informimi për atë se cfarë janë duke bërë institucionet […]


Fushatë Vetëdijësuese për Sektorin e Ujit – K-Wiser
Dizajn dhe Faqosje, Fushata Promovuese
Qëllimi I fushatës ishte vetëdijësimi i qytetarëve për Kompanitë Regjionale të Ujit (KRU) dhe shërbimet e tyre, të edukohen klientët për përgjegjësit e tyre drejt KRU-ve, të informohen klientët për procesin e pagesave, çkyçjeve dhe të inkurajohen klientët për ruajtjen e ujit.

Prof. Philip Kotler – Marketing 3.0 – Value Driven Marketing
Dizajn dhe Faqosje, Fushata Promovuese, Menaxhim i ngjarjeve
MDA ka organizuar seminar njëditor me të ftuar kryesor Prof. Philip Kotler, guru botëror i marketingut i cili ka folur për Marketing 3.0.

Fushatë Mediale për Strukturën e Re Gjyqësore
Fushata Promovuese, Produksion Audio-Visual
Qëllimi kryesorë i fushatës ishte të informohet publiku i gjërë për ndryshimet radikale në sistemin gjyqësor të Kosovës duke përfshirë katër komponetat kryesore në përputhje me Nenin 37 të Ligjit për Gjykata: (1) Burimet njerëzore (Gjyqtarët dhe stafi administrative i gjykatës); (2) Burimet dhe materialet fizike; (3) Administrimi i gjykatës (lëndët dhe regjistrat); dhe (4) […]

Shërbime të Informimit dhe komunikimit – Zyra e BE-së Kosovë
Dizajn dhe Faqosje, Fushata Promovuese, Marrëdhënie me publikun, Menaxhim i ngjarjeve, Produksion Audio-Visual
CDA në mënyrë efektive ka menaxhuar projektin Shërbime të Informimit dhe Komunikimit, project i financuar nga Zyra e BE-së në Kosovë. Qëllimi i kësaj kontrate ishte: Ngritja e vetëdijës në marrdhënie ndërmjet BEsë dhe Kosovës në sistemin e Mekanizmave të Vazhdimit të Procesit të Stabilizimit dhe Asocimit (MVS) dhe në përgjithësi e ardhmja e Kosovës në […]

EU-KOSVET VI: Zhvillimi i skemave të trajnimit profesional dhe trajnimit në kompani dhe zhvillimi i aftësive në ndërmarrësi
Dizajn dhe Faqosje, Fushata Promovuese
Në vitin 2010, CDA ka performuar në mënyrë efektive në promovimin e komunikimit dhe paraqitjes së “EU-KOSVET VI”: “Zhvillimi Profesional dhe Skemat e Trajnimeve për Kompani dhe Zhvillimi i Aftësive për Ndërmarrësi”, projekt ky i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë. CDA ka promovuar të dy […]

Shërbime të komunikimit publik për të bërë komunikimin publik dhe organizimin e kampanjave për Projektin e Asistencës Teknike të Energjisë Linjite (PATEL)
Dizajn dhe Faqosje, Fushata Promovuese, Marrëdhënie me publikun
CDA në mënyrë efektive ka menaxhuar kampanjën për një vit për projektin Asistencë Teknike të Energjisë Linjite, projekt i financuar nga Banka Botërore. Aktivitetet e projektit kanë përfshirë: dizajnimi dhe implmenetimi i Kampanjës për Komunikim dhe Mbulim Publik, manexhimi i marrdhënieve me publikun të PATEL, menaxhimi i marrdhënieve me media të PATEL, monitorimi dhe vlerësimi i […]

Fushata për vetëdijësimin e publikut për Ministrinë e Integrimeve Evropiane
Dizajn dhe Faqosje, Fushata Promovuese, Hulumtim i tregut medial, Marrëdhënie me publikun, Menaxhim i ngjarjeve, Produksion Audio-Visual
Përgatitja e spoteve, dizajnimi dhe shtypja e materialeve të ndryshme për informim publik për nevojat e MIE-së.

Qendra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian (EUICC) në Prishtinë dhe Pika Informative e BE-së në Mitrovicën Veriore
Dizajn dhe Faqosje, Fushata Promovuese, Marrëdhënie me publikun, Menaxhim i ngjarjeve
Qendra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian (EUICC) në Prishtinë dhe Pika Informative e BE-së në Mitrovicën Veriore synojnë të përmirësojnë dhe rrisin qasjen e qytetarëve të Kosovës si dhe palëve të interesit në informata dhe mundësitë rreth BE-së.

Perspektiva e BE-së në Kosovë
Dizajn dhe Faqosje, Fushata Promovuese, Marrëdhënie me publikun, Menaxhim i ngjarjeve, Produksion Audio-Visual
Projekti synon që të zgjërojë vetëdijësimin e qytetarëve të Kosovës për perspektiven Evropiane të shtetit të Kosovës, në lidhje me mundësitë dhe sfidat e përfshira në pregatitjen për dhe ndjekjen e Integrimit Evropian.