Sistemi Informativ për Menaxhim të Shërbimeve të Karrierës (SIMSHK) është një software për përdorim të mbrendshëm nga Qendrat e Zhvillimit të Karrierës (QZhK) dhe mund të adaptohet lehtë nga të gjitha institucionet e arsimit të lartë (IAL) që kanë në funksion një QZhK .

Sistemi Informativ për Menaxhim të Shërbimeve të Karrierës (SIMSHK) është një software për përdorim të mbrendshëm nga Qendrat e Zhvillimit të Karrierës (QZhK) dhe mund të adaptohet lehtë nga të gjitha institucionet e arsimit të lartë (IAL) që kanë në funksion një QZhK .

SIMSHK mundëson krijimin e portfolios së karrierës së studentve, konform informatave qe vet studenti i përfshinë në profilin e tij/saj përmes funksionit login, si dhe informatave që percillen automatikisht nga databaza qendrore për student në IAL Si rezultat final gjenerohet CV komplete e studentit që mundë të azhurnohet në çdo kohë.

SIMSHK mundëson krijimin e portfolios së shërbimeve të QZhK-së, konform  aktiviteteve të organizuara dhe të ofruara për studentet. Studentët mund të bëjnë edhe rezervimin e pjesëmarrjes së studentit në keto aktivitete varësisht nga interesimi i studentit.

SIMSHK mundëson filtrimin dhe përpunimin e informatave nga portfolio e karrierës së studentit, ashtu që shpejtë dhe efektshëm të ofrojë mundësinë e nderlidhjes së studentit me tregun e punës qoftë për punësim apo për punë praktike.

SIMSHK mundëson gjenerimin e raporteve të ndryshme që pasqyrojnë rrugen e karrierës së studentit në një IAL të caktuar, si dhe efektshmërinë e shërbimeve të QZhK-ve. Këto raporte mundë të shfrytëzohen gjithashtu nga IAL për përshtatjen e programit të tyre studimor varësisht nga informatat mbi karrierën e studentit, që njëkohësisht pasqyron suksesin e tyre në tregun e punës .

SMSHK është zhvilluar me mbështetjen e projektit ‘Rritja e Punësimit për të Rinj (EYE)’, i financuar nga Qeveria Zvicerane dhe zbatuar nga konsorciumi Helvetas Swiss Intercooperation (HSI) dhe Management Development Associates (MDA).

SMSHK ofrohet falas për IAL të interesuara për adaptim dhe përdorim të pavarur të saj, me nënshkrim paraprak të Marrëveshjes së Bashkepunimit me MDA.

Për informata më të detajuara mundë të drejtoheni tek Albulena Sinanaj, në email [email protected] ose përmes telefonit në 038 222 247.