Projekti për Decentralizimin e Shërbimeve Sociale në Kosovë ka hyrë në listën e ngushtë për Çmimin Britanez për Ekspertizë 2013 në dy kategori: projekti i shquar për zhvillim ndërkombëtar (jo-fizik) dhe bashkëpunimi më i mirë ndërkombëtar. Kjo ceremoni e çmimeve do të mbahet më 10 prill 2014.

Në Kosovë, pamjaftueshmëria e resurseve të sektorit publik shpesh nuk është prioritizuar maksimalisht dhe shpesh nuk është shfrytëzuar në mënyrë efikase. Si rezultat i kësaj, shumë njerëz nuk kanë pasur mundësi të kenë qasje në shërbime sociale, që janë aq të nevojshme. Megjithatë, nevoja për këto shërbime ende mbetet një domosdoshmëri e madhe në gjithë vendin.

Kjo ndihmë e Mbretërisë së Bashkuar ka përmirësuar ofrimin e shërbimeve të kujdesit social për njerëzit në nevojë, duke mbështetur decentralizimin e shërbimeve për kujdes social dhe duke fuqizuar mundësitë e qeverive dhe agjencive lokale për të plotësuar nevojat prioritare. Ky projekt ishte disejnuar dhe implementuar nga “Coffey International Development” si udhëheqës në konzorciumin me “Management Development Associates” (MDA).

Projekti KSSD ka zhvilluar një formulë buxheti dhe një mjet buxhetor për përgatitjen e buxheteve vjetore dhe afatmesme për ofrimin e shërbimeve sociale në 38 komunat e Kosovës. Ky projekt ka themeluar poashtu Komisionin Kombëtar për Politika (KKP), një forum ky për dialog të rregullt publik me zyrtarë të qeverisjes lokale dhe qendrore për decentralizimin e shërbimeve sociale. Projekti KSSD është pajtuar me Zyrën e Kryeministrit dhe ka punuar në finalizimin e një vizioni dhe strategjie për decentralizimin e shërbimeve sociale. Për më tepër, KSSD ka ofruar një program trajnues gjithëpërfshirës për mbi 200 shërbyes publikë në komuna, për të rritur aftësitë e tyre për të planifikuar politika, për të përgatitur parashikime buxhetore dhe për të përgatitur, arsyetuar dhe miratuar buxhete.

Falë projektit KSSD, Kosova tani ka një formulë buxhetore të dizajnuar me kujdes si dhe ka një mjet për përgatitjen e buxheteve për shërbime sociale, dialog të rregullt për decentralizim midis zyrtarëve të qeverisjes lokale dhe qendrore, dhe komuna të cilat janë shumë më mirë të pajisura për të planifikuar, për të përgatitur buxhete dhe për të ofruar shërbime sociale për anëtarët në nevojë të komuniteteve të tyre.

KSSD ka punuar ngushtë me Bashkimin Evropian. Të gjitha rezultatet janë ndarë me BE-në për të siguruar se zhvillimet e politikave janë në përputhshmëri të plotë me agjendën e pranimit të Kosovës në BE, si dhe të arriturat e projektit kanë siguruar bazën për Instrumentin e Bashkimit Evropian për Para-Pranim (IPA) në Kosovë (përmes IPA-s, BE-ja mbështet reformat në vendet drejt zgjerimit të BE-së me anë të ndihmës financiare dhe teknike).

Rishikimi i fundit i Departamentit për Zhvillim Ndërkombëtar (DFID) të këtij projekti ka qenë jashtëzakonisht pozitiv, dhe ky projekt ka marrë notën A+ për të arriturat e tij të përgjithshme. Rezultatet e arritura kanë qenë të mëdha veçanërisht duke marrë parasysh vlerën e vogël financiare dhe kohën e shkurtër të këtij projekti.

Për më shumë informata lidhur me këtë projekt, ju lutem klikoni ketu.