MDA ka përvojë të suksesshme në projekte me partnerë të ndryshëm vendorë dhe ndërkombëtarë në udhëheqjen dhe menaxhimin e reformave në administratën publike. Ne kemi zbatuar mbi 50 projekte të asistencës teknike, ku kemi mbështetur ministritë dhe komunat në reformimin e administratave dhe përmirësimin e strukturës së tyre organizative.

Mes tjerash, ne vazhdojmë të sigurojmë mbështetje institucionale përmes hartimit të rregulloreve administrative dhe udhëzimeve, krijimit të manualeve dhe ngritjes së kapaciteteve për stafin e sektorit publik. Deri më tani, ne kemi bashkëpunuar me sukses me mbi 500 ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë në ofrimin e shërbimeve të tilla për klientët vendorë, institucionet publike, organizatat dhe donatorët ndërkombëtarë.

  • Zhvillimi i strukturës organizative,
  • Klasifikimi i vendeve të punës, standardizimini dhe gradimi,
  • Planifikimi i personelit, vlerësimi dhe ngritja në detyrë.