Gjatë 15 viteve të fundit, ne kemi implementuar rreth 100 projekte të mëdha dhe kemi ofruar asistencë teknike në projekte që kanë ndikuar pozitivisht në formimin dhe rritjen e sektorit publik në Kosovë. Ne kemi përvojë të konsiderueshme në ofrimin e mbështetjes institucionale dhe ngritjes së kapaciteteve teknike për të ndihmuar qeveritë në formulimin e buxhetit, implementimin e projekteve, dhe implementimin e sistemeve të monitorimit. MDA ka ofruar shërbime të menaxhimit të financave publike në mbi 5 ministri të Kosovës duke punuar në mes tjerash në përforcimin e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve, zhvillimin e strategjive të shpenzimeve, monitorimin e ekzekutimit të buxhetit dhe identifikimin e indikatorëve të performancës.

  • Hartimi i kornizës afatmesme të shpenzimeve
  • Planifikimi i buxhetit
  • Monitorimi i ekzekutimit të buxhetit