Gara Studentore për Dizajn është garë dizajni e hapur si për dizajnet konceptuale, ashtu edhe për dizajnet e realizuara. Gara Studentore për Dizajn i mirëpret studentët që ta ushtrojnë kreativitetin e tyre pa kufizime dhe ta demonstrojnë origjinalitetin e tyre përmes kësaj thirrjeje të hapur për regjistrime. Projektet do të vlerësohen duke u bazuar në shkallën e inovacionit, mundësinë e plasimit në treg dhe kriteret mjedisore.

E drejta për aplikim

E hapur për studentët kosovarë të regjistruar në Universitetin e Prishtinës, Universitetin e Ferizajt, UBT dhe AAB në drejtimet e arkitekturës dhe/ose dizajnit të interierit.

Tema:  Temë e Garës Studentore për Dizajn është “Përpunimi i drurit në fokus: Trendet, teknologjia dhe mjedisi për biznes”.

Qëllimi i këtij kompeticioni është që studentët të vijnë me një projekt ideor për menyra të reja të përpunimit të drurit, që nënkupton të jepet një projekt ideor për një objekt 3D prej druri që është inovative, është në pajtushmeri me trendet e dizajnimit të objekteve prej drurit, është në pajtushmeri me kriteret mjedisore dhe ka mundesi të mire të plasimit në treg.

Lloji i objektit prej drurit nuk është i përcaktuar, ai mund të varijoj qoftë prej dizajnimit të orendive deri tek objektet në minaturë, me rendësi është që objekti të jetë funksionalë dhe të ketë zbatushmeri në treg.

Kriteret e Aplikimit

  • Kandidatët e interesuar në Garën Studentore të Dizajnit duhet të plotësojnë dhe dorëzojnë aplikacionin. (Kliko këtu për të shkarkuar forëm e aplikimit)
  • Së bashku me formularin e aplikacionit të tyre, kandidatët duhet të dorëzojnë në një dosje ZIP:
    • Një figurë 3D (Render) me rezolucion të lartë me dimensione 3600 x 3600 piksela të ruajtur si dosje JPEG, ku prapavija preferohet të jetë e bardhë.
    • 4 nivele të ngritura (elevacione) me prapavijë transparente duke përfshirë dimensione të përafërta. Çdo nivel i ngritur duhet të paraqitet në një faqe të veçantë A4 me këtë renditje: Ballore, E Pasme, Ana e Djathtë, dhe Ana e Majtë, të ruajtura si një dosje e vetme PDF. Rezolucioni i niveleve të ngritura duhet të jetë së paku 300 dpi.
  • Si pikë e fundit, çdo pjesëmarrës në garë duhet të dorëzojë një letër konfirmimi se ai apo ajo është student apo studente.

Pjesëmarrësit duhet t’i dorëzojnë propozimet e tyre jo më vonë se deri më 7 tetor të vitit 2016, në orën 2:00 pasdite, përmes postës elektronike në [email protected] me titullin e lëndës: “Aplikacion për Garën Studentore për Dizajn”

Rregullat

  • Kjo është një garë anonime dhe numri i regjistrimit është i vetmi mjet i identifikimit.
  • Pjesëmarrja bëhet në baza individuale dhe studentëve ju lejohet të dorëzojnë vetëm një dizajn për këtë garë.
  • Dizajni duhet të jetë punë origjinale e studentit, i cili do të njihet si dizajnues i vetëm përgjatë periudhës së zhvillimit të garës.
  • Pjesëmarrësve ju mbesin të drejtat e autorit të dizajnëve. MDA-ja rezervon të drejtën e publikimit të projekteve sipas nevojës.
  • Pjesëmarrësit marrin përsipër pranimin e këtyre rregullave.
  • Pjesëmarrësit do të diskualifikohen nëse ndonjë nga rregullat e garës nuk përfillën.

Çmimet

  • Çmimi i 1-rë me vlerë deri në 500 Euro; studenti do të ketë mundësin e zhvillimit dhe prezantimit të punës/modelit së tij/saj në një hapësirë ekspozimi. Në bashkëpunim me klientin dhe kompaninë private të përpunimit të drurit, MDA do të mundësojë prodhimin dhe ekspozimin e produktit.
  • Çmimi i 2-rë me vlerë deri në 300 Euro; studenti do të marrë një komplet veglash të përshtatshme për punë apo një kupon në vlerën e lartcekur për blerjen e veglave përkatëse për studimet e tij/saj.
  • Çmimi i 3-të m vlerë deri në 200 Euro; studenti do të marrë një komplet veglash të përshtatshme për punë apo një kupon në vlerën e lartcekur për blerjen e veglave përkatëse për studimet e tij/saj.

Të gjithë finalistëve të tjerë do t’ju ndahen certifikata të pjesëmarrjes dhe dizajnët e tyre do të publikohen në katalogun zyrtar të garës studentore të dizajnit.