Në një ekonomi ku bizneset luftojnë për të qëndruar në këmbë, inovacioni është një kërkesë e padiskutuar që një ide apo biznes të ketë sukses. Pavarësisht mjedisit ekonomik, Kosova ofron shumë mundësi për të sjell risi dhe për të krijuar produkte dhe shërbime që tregu ka nevojë. Ky mjedis i mundësive ka inspiruar MDA-në për të vendosur bazat e Fondacionit MDA në mënyrë që të përkrahë ndërmarrësit e rinj që përpiqen të krijojnë biznese të reja.

Fondacioni MDA ofron ndihmë të shumëllojshme për këta ndërmarrës të zhvillojnë idetë e tyre në biznes të suksesshëm. Kjo ndihmesë përfshinë programe trajnimi për zhvillim të biznesit, udhëzime për biznes, ndihmesë administrative, përkrahje financiare nga engjujt e biznesit, e kështu me radhë.
Fondacioni MDA udhëhiqet nga Nora Kelmendi e cila është drejtoreshë dhe koordinatore. Ajo shpjegon se kur procesi i aplikimit ka qenë i hapur, ishin 59 aplikacione me ide të biznesit ku 21 prej tyre kaluan fazën e pare. Pasi që ndërmarrësit e rinj prezantuar idetë, 5 prej tyre u përzgjodhën. Bizneset në inkubatorin e Fondacionit MDA janë ende të reja dhe ende ka shumë punë për tu kryer, tha Nora.

Tash janë në proces të zhvillimit të planeve të biznesit që do të prezantohen tek engjujt e biznesit, të cilët janë investitorët potencial me të kaluar të suksesshme në zhvillimin e bizneseve të reja.

Një prej bizneseve që aspiron të ketë sukses me idenë inovative është “3D Printing”, ide e gjeneruar nga Ron Cena dhe partnerët e tij. Koncepti i biznesit është ofrimi i shërbimeve të printimit 3D për studentët dhe kompanitë në fushën e grafikës, arkitekturës dhe inxhinierisë në atë mënyrë që të rrisin kualitetin dhe efiçiencën e produkteve dhe shërbimeve që ofrojnë.

“Para se të ishim pjesë e Fondacionit MDA, plani strategjik i bizneseve tona ishte shumë linear dhe i thjeshtë. Me të hyrë në Fondacionin MDA, mendimi ynë rreth biznesit ka ndryshuar tërësisht. Nga MDA ne kemi marrë mësim konstruktiv dhe trajnime për zhvillim të biznesit” – tha Z.Cena. “Ne jemi duke i shkruar planet e biznesit në mënyrë shumë të qartë dhe të detajuar që përshkruan saktë se si do t’i kalojmë sfidat në rrugën drejt suksesit të bizneseve tona.

Pas këtij viti të suksesshëm me këto ndërmarrje te reja, Fondacioni MDA mbetet i angazhuar për të vazhduar ofrimin e mundësive për të rinjtë në Kosovë për të aplikuar me idetë e tyre kreative dhe inovative. Procesi i aplikimit për idetë e reja të biznesit për vitin 2014 do të hapet së shpejti. Jeni në dijeni me zhvillimet e Fondacionit MDA përmes www.mda-foundation.org ose në Facebook www.fb.com/foundationmda.