Sot në Gjilan, Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Institutin Demokratik të Kosovës (KDI-në) dhe MDA ka organizuar tryezën e diskutimit lidhur me akcizën në produktet e duhanit dhe revitalizimin e industrisë së duhanit në Republikën e Kosovës. Në këtë tryezë po prezantohet hulumtimi parlamentar lidhur me këtë çështje, i përkrahur nga KDI dhe i përgatitur nga MDA.

Të pranishëm në këtë tryezë janë Deputetët e Komisionit për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Republikës së Kosovës, kryetari i Komunës së Gjilanit z.Lutfi Haziri, numër shumë i madh i kultivuesve dhe prodhuesve të duhanit, përfaqësues të bizneseve si dhe përfaqësues nga shoqëria civile.

Drejtori I fabrikës Premium Tobacco shfrytëzoi këtë tryezë për t’u kumtuar fermerëve dhe prodhuesve të duhanit se fabrika është e gatshme të blejë të gjithë prodhimin e fermerëve me një marrëveshje paraprake. Ministria e Bujqësisë është në favor të heqjes së akcizës për prodhuesit vendor. Fermerët kërkojnë heqjen e akcizës në lëndë të parë (sikur edhe Ministria), por kërkohet mbajtja e akcizës për importin e duhanit në përgjithësi.