Përvoja jonë e gjatë në tregun e Kosovës dhe të rajonit kontribuon në shërbimet që ne i ofrojmë për sektorin privat. Ne mbështesim një gamë të gjerë të partnerëve të rëndësishëm të sektorit privat si bizneset e reja, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, shoqatat e biznesit, institucionet publike dhe institucione të tjera që merren me zhvillim të sektorit privat nëpërmjet: 1) ofrimit të ekspertizës ndërkombëtare dhe vendore në rritjen e konkurrueshmërisë së bizneseve; 2) ngritjes së kapaciteteve për të zhvilluar politika, strategji dhe korniza rregullative; 3) shërbimeve konsulente dhe të mentorimit për të rritur prezencën e produkteve dhe shërbimeve kosovare në tregjet vendore dhe ndërkombëtare; dhe 4) krijimin e dialogut publiko-privat si mekanizëm për koordinim efektiv, konsultim dhe shpërndarje të informacioneve në mes të institucioneve të sektorit publik dhe privat me qëllim të arritjes së suksesit në veprimet tona mbështetëse.

  • Rritja e konkurrueshmërisë
  • Përmirësimi i mjedisit të të bërit biznesit
  • Lehtësimin e dialogut publiko-privat për politika më të mira