Lajme & Ngjarje

­

October 2015

AD BOX histori suksesi e fondacionit të MDA-së

Fondacioni MDA në maj të vitit 2013 i hapi dyert për kompaninë Ad Box e cila tashmë ka nisur të zhvillojë aktivitetin në komunën e Prishtinës dhe po planifikon që të zgjerohet edhe në qytetet tjera të Kosovës. (more…)

September 2015

Lodra dhe kënaqësi për fëmijët e organizatës Down Syndrome Kosova dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve

Në vazhdimësi të programit “Përgjegjësi Shoqërore Korporative” (CSR), MDA dhe qendra e fëmijëve “Jetë O Jetë”, organizan dy ngjarje me aktivitete për fëmijët e organizatës Down Syndrome Kosova dhe fëmijët e organizatës SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë. (more…)

Puna në ekip

Puna ekipore është pjesë thelbësore e një biznesi, është e nevojshme për kolegët që të punojnë së bashku duke u përpjekur për të dhënë më të mirën. Në MDA çdo punë kryhet në ekip dhe çdoherë rezulton me sukses madje është një lloj personifikimi i fjalës së urtë popullore që “bashkimi bën fuqinë”. (more…)

August 2015

Programi Avancojmë Kosovën së bashku ndihmon rritjen e punësimit të të rinjve Kosovarë

Përmes projektit “Rritja e punësimit të të rinjve Kosovarë”, programi Avancojmë Kosovën së bashku (AKT), program i USAID Kosovë, synon zbutjen e papunësisë të të rinjve në Kosovë duke u fokusuar në zhvillimin e aftësive ndërmarrëse me qëllim që të krijohen kushte për vetë-punësimin e të rinjve Kosovarë. (more…)

Informata është para

Komunikimi është baza e të gjitha marrëdhënieve. Qofshin personale apo profesionale marrëdhëniet nuk mund të krijohen pa një komunikim efektiv. E kur bëhet fjalë për biznes, komunikimi bëhet edhe më i rëndësishëm. Komunikimi është ajo shtylla mbi të cilën ndërtohen marrëdhëniet profesionale. Nëse një biznes dëshiron të këtë përfitime maksimale nga ndërmarrja atëherë është esenciale që të krijohet një marrëdhënie e shëndetshme me klientët, partnerët dhe punonjësit. E kjo bëhet përmes komunikimit. (more…)

MDA më e fortë se asnjëherë më parë

Shkruar nga z. Ardian Jashari – Partner Menaxhues në MDA

Jo rrallëherë ndërmarrësit e rinj duan të bëjnë biznes por nuk e dinë drejt së cilës rrugë duhet të shkelin. E kjo hamendje apo thënë më mirë ky ekuacion me shumë të panjohura mendjen time e ktheu diku 13 vjet në kohë – atje në vitin e largët 2001 kur edhe vetë kisha jo pak hamëndësime se nga të orientohem si ndërmarrës i ri në moshë dhe përvojë. (more…)

April 2015

Takim i Inspektoratit të Punës me përfaqësues të bizneseve në Prishtinë

Në kuadër të fushatës vetëdijësuese për informimin e punëdhënësve dhe punëtorëve rreth sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës si dhe informimin për punën formale, Inspektorati i Punës mbajti sot një takim me përfaqësuesit e kompanive në komunën e Prishtinës. (more…)

Fëmijët e organizatës SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë u gëzohen kinemasë

Në vazhdimësi të programit “Përgjegjësi Shoqërore Korporative” (CSR), MDA organizoi një ngjarje për fëmijët që janë pjesë e programeve të organizatës SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë të vizitojnë kinemanë. (more…)

Aftësimi profesional i personave me aftësi të kufizuara

Management & Development Associates (MDA) u shpall implementues i projektit për aftësimin profesional të personave me nevoja të veçanta si dhe për informimin e shoqërisë për nevojat dhe aftësitë e këtyre personave. Projekti parasheh trajnimin e rreth 80 personave me aftësi te kufizuara. (more…)

Përfundon projekti për aftësimin e personave me aftësi të kufizuara

Me një konferencë, kompania Management Development Associates (MDA) përmbylli sot projektin “Krijimi i mundësive për punësimin e personave me aftësi të kufizuar (PAK)”. Ky projekt u implementua në bashkëpunim me partnerin e MDA-së nga Austria ipcenter.at dhe u financua nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS). (more…)

Takim i Inspektoratit të Punës me përfaqësues të bizneseve në Gjakovë

Në një takim të organizuar nga Inspektorati i punës në bashkëpunim me zyrën regjionale të Odës Ekonomike të Kosovës në Gjakovë, i organizuar në kuadër të fushatës vetëdijësuese me moton “Nga puna e sigurtë dhe e ligjshme përfitojnë të gjithë”, Inspektorati i Punës takoi përfaqësuesit e kompanive të Gjakovës të cilët i njoftoi se me anë të kësaj fushate synon ngritjen e vetëdijes tek punëdhënësit dhe punëtoret për rendësin e zbatimit të ligjit për sigurinë dhe shëndetin në punë dhe ligjit të punës. (more…)

March 2015

“Ku qëndron çelësi i suksesit?” – MDA zbërthen praktikat me klientët

Shkruar nga Florina Salihu, Partnere menaxhuese dhe udhëheqëse e divizionit të komunikimit

Përceptimi i shumë njerëzve në Kosovë për një kohë të gjatë ka qenë se MDA ofron shërbime konsulente kryesisht në fushën e trajnimeve. Vlen të theksohet se MDA ka filluar me këtë fushë, 14 vjet më parë, por gjatë viteve ka evoluar shumë edhe në fushat tjera, sidomos në fushën shërbimeve për komunikim. (more…)