Lajme & Ngjarje

­

March 2015

Mbi një dekadë me kompaninë MDA

Çdo i treti klient i kompanisë Management Development Associates (MDA) është firmë, biznes apo donator ndërkombëtar. Për 13 vjet MDA ka arritur të bëhet lider në menaxhimin e projekteve dhe në ofrimin e këshillëdhënies në Kosovë. (more…)

February 2015

MDA, tregime për fëmijët e organizatës SOS Fshatrat e Fëmijëve të Kosovë

Në vazhdimësi të programit “Përgjegjësi Shoqërore Korporative” (CSR), MDA organizoi ngjarjen e tretë në kuadër të këtij programi, këtë radhë me tregime për fëmijët e organizatës SOS Fshatrat e Fëmijëve të Kosovë. (more…)

Vazhdon bashkëpunimi me zyrën e BE-së

Management & Development Associates (MDA) do të vazhdoj punën për Zyrën e BE-së në Kosovë përmes zgjatjes, edhe për një vit, të kontratës për menaxhimin e Qendrave informative dhe kulturore të BE-së në Prishtinë dhe në Mitrovicën e Veriut. (more…)

Aktivitetet e MDA-së me fëmijët e SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë

Në vazhdimësi të programit “Përgjegjësi Shoqërore Korporative” (CSR), MDA organizoi ngjarjen e dytë në kuadër të këtij programi, këtë radhë me fëmijët e organizatës SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë. (more…)

Një MDA pa kufi

Tanimë dihet botërisht që njerëzit, gjegjësisht punonjësit, janë burimi dhe pasuria më e vlefshme që një kompani apo punëdhënës mund të ketë. Por ajo çfarë shumica prej nesh nuk e dijmë është se këta njerëz posedojnë një potencial shpesh herë të fshehur por sigurisht të pakufizuar. Me aftësitë e tyre, për të zgjidhur çfarëdo problemi por edhe për t’ju përshtatur çfarëdo rrethane, janë pikërisht njerëzit tanë të cilët dëshmojnë se janë mendja dhe fuqia e organizatës sonë. (more…)

January 2015

Përmirësimi i shërbimeve publike

Qëllimi i projektit “Reforma ligjore” është identifikimi i atyre shërbimeve që kërkohen nga institucionet, bizneset, organizatat jo-qeveritare dhe qytetarët e që ofrohen nga ministritë, agjencitë ekzekutive dhe komunat. Kompania Management Development Associates ka nënshkruar kontratë me GiZ për implementimin e këtij projekti. (more…)

Pritet të nis pjesa e dytë e projektit të MIE-së

Ngritja e vetëdijes së qytetarëve mbi liberalizimin e vizave dhe përshpejtimi i këtij procesi janë objektivat e projektit “Përgatitja e spoteve, dizajnimi dhe shtypja e materialeve për MIE” që po implementohet nga MDA. (more…)

December 2014

Aktivitetet e MDA-së për fëmijët me Down syndrome

Kompania Management Development Associates (MDA) në kuadër të programit për promovimin e përgjegjësisë shoqërore të korporatave (CSR) organizoi ngjarjen për fëmijët e organizatës Down Syndrome Kosova. (more…)

Fuqizimi i sigurisë dhe sundimit të ligjit përmes ndihmës së EULEX-it

Roli dhe mandati i Misionit të BE-së për sundimin e ligjit (EULEX) në Kosovë është duke ndryshuar nga të qënit zbatues i sundimit të ligjit në një rolin mbështetës për institucionet e sigurisë dhe ligjit. Transferimi i kompetencave nga ky mision tek institucionet vendore të sigurisë dhe ligjit do të pasqyrohet përmes 5 reklamave që do të prodhohen nga MDA. (more…)

Këshillime për zyrtarët komunalë

Qëllimi kryesor i projektit të UNDP-së “Asistencë teknike për komunat e Shtërpcës dhe Dragashit”, që menaxhohet nga MDA, është që zyrtarëve komunalë t’ju ofrohet mundësia të kenë aftësi menaxhuese dhe drejtuese për t’ju ofruar shërbime moderne qytetarëve në komunat e tyre.

Ngritja e kapaciteteve të zyrtarëve komunalë në kontekstin e realizimit të shërbimeve për qytetarët është synim i projektit “Asistencë teknike për komunat Shtërpcë dhe Dragashit” të UNDP-së në Kosovë, që menaxhohet nga Management Development Associates. (more…)

November 2014

Punësimi i të rinjve

MDA në partneritet me HELVETAS Swiss Intercoopera­tion, është duke implementuar projektin e quajtur “EYE – Enhancing Youth Employment”, i cili synon trajnimin dhe edukimin e të rinjve në zhvillimin e aftësive për punë si dhe promovon investimet në sektorin privat që të rriten mundësitë për punësimin e të rinjve. (more…)

Përmirësimi i sigurisë dhe shëndetit në punë

Vazhdon implementimi i projektit “Mbështetje për inspektoratin e punës”, që do thotë një monitorim më efikas të sigurisë dhe shëndetit në punë në Kosovë. Projekti financohet nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe menaxhohet nga konsorciumi i udhëhequr nga Menagment & Development Associates (MDA). (more…)