Bashkëpunëtorët për Menaxhim dhe Zhvillim
Është kompani konsulente me mbi 14 vite pervojë, e njohur si udhëheqëse në industrinë e konsulencës dhe ngritjen e kapaciteteve në Kosovë. Me 35 bashkëpunëtorët e saj me orar të plotë dhe me më shumë se 30 ekspertë të jashtëm, MDA ka menaxhuar mbi 200 projekte në Kosovë.
Ekipi ynë i ekspertëve përbëhet prej profesionistëve në fusha të ndryshme, përfshirë:
- Ngritjen e kapaciteteve,
- Zhvillimin regjional,
- Marrëdhëniet me publikun dhe komunikimin,
- Zhvillimin ekonomik dhe
- Zhvillimin social.
Dy konsulentë të MDA’së janë të çertifikuar si anëtarë të Fondacionit Evropian për Menaxhim të Kualitetit.