MDA ka bërë ngritjen e sistemit të menaxhimit të cilësisë sipas ISO 9001:2008 në Llamkos GalvaSteel.

MDA, në konsultim me kompaninë klientë (Llamkos GalvaSteel), ka zhvilluar dokumentet e nevojshme për ngritjen e sistemit për menaxhimin e cilësisë sipas standardit ISO 9001:2008. Ky material përfshinë: manualin dhe procedurat relevante të cilësisë, format për monitorimin e cilësisë, organogramin dhe përshkrimet e vendeve të punës, si dhe proceset relevante. Pas kompletimit të dokumentacionit të nevojshëm për ngritje të sistemit të cilësisë nga MDA, është kryer auditimi i brendshëm nga një auditor i pavarur, i cili ka konfirmuar se dokumentet dhe proceset janë në përputhshmëri të plotë me kërkesat e standardit ISO 9001:2008.